Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se deri më 29 gusht 2025 është i hapur afati për regjistrim të votimit përmes postës për Zgjedhjet Lokale 2025.
Qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës mund të aplikojnë online përmes platformës zyrtare diaspora.kqz-ks.org, ku gjatë procesit të aplikimit dokumentet fotografohen në kohë reale.
Për më shumë informacione, të interesuarit mund të vizitojnë faqen www.kqz-ks.org ose të kontaktojnë KQZ-në përmes WhatsApp dhe Viber në numrin +383 46 61 00 61.
Ky proces u mundëson mërgimtarëve të votojnë për komunën e tyre, duke kontribuar në përfaqësimin e drejtpërdrejtë në nivel lokal./Katror.info