Janë përditësuar të dhënat mbi fluksin në kufi, nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare, aktualisht pritjet për të dalë nga Kosova zgjasin më së shumti deri në një orë.
Pritjet më të gjata raportohen në pikën kufitare në Merdar, deri në 60 minuta, por dhe në Jarinjë deri në 40 minuta.
Kurse në pikat tjera kufitare raportohen pritje deri në 10 minuta.
Përditësimi i të dhënave të fundit është në ora 09:07 të mëngjesit./KOHA