Green Fest 2025 organizon më 15 dhe 16 gusht një aktivitet dy-ditor të kayak në lumin Ibër, duke ofruar mundësinë për dy ditë të mbushura me argëtim dhe natyrë.
Ky aktivitet, i realizuar në bashkëpunim me Kayak Kosova dhe Klubin e Kajakimit Egër Peja, synon jo vetëm argëtimin e pjesëmarrësve, por edhe ndërgjegjësimin dhe përkujdesjen për pastërtinë e lumit Ibër.
Eventi është i hapur për fëmijë dhe të rritur, duke ofruar një përvojë unike në natyrë dhe mundësinë për të mësuar më shumë rreth sporteve ujore.
Green Fest zhvillohet nga 13 deri më 17 gusht 2025 në Mitrovicë, duke sjellë një gamë aktivitetesh dhe eksperiencash për të gjithë komunitetin./Katror.info