katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    10 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    10 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    10 months ago
    Postimet e fundit
    201 policë trajnohen në komunikim për de-eskalim dhe ndjeshmëri gjinore
    37 minutes ago
    Paralajmërohet padi në Gjykatën Supreme kundër vendimit të ZRRE-së
    3 hours ago
    Mbi gjysmë ore pritjet për dalje te ”Dheu i Bardhë” dhe në Merdarë
    4 hours ago
    Takim vendimtar Zelensky–Trump për Ukrainën
    4 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Eva Palatova ndan përvojën e BE-së me studentët e Akademisë Verore
    1 hour ago
    Turneu i 3×3 sjell energji dhe emocion në Mitrovicën Veriore
    2 hours ago
    Hapet Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën dhe Kulturën Shqiptare, mbledh mbi 200 studiues
    2 hours ago
    Shkencëtari shqiptar Omer Xhemaili pjesë e zbulimit revolucionar për rigjenerimin e zemrës
    4 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Billy Joel nxjerr në ankand dyqanin e tij të motoçikletave
    6 hours ago
    Nga Beat letërsia te Rock and Roll: Si William S. Burroughs frymëzoi muzikën moderne
    2 days ago
    Kori “Siparantum” drejt Tajlandës me rrëfimin e historisë muzikore shqiptare
    16 hours ago
    Dua Lipa bën yoga n’Ibiza – qe qysh po e feston 30-vjetorin
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    6 days ago
    U deshën vetëm 24 orë ankesash që OpenAI të fillojë rikthimin e modelit të vjetër
    1 week ago
    Një ‘super-inteligjencë personale’ për të gjithë?
    2 weeks ago
    OpenAI po përgatitet të lançojë GPT-5 në gusht
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Shumë kanë problem të konsumojnë shalqirin me fara, a janë vërtetë të rrezikshme për shëndetin?
    4 days ago
    Kjo është arsyeja pse të gjithë po shtojnë limon në ujë gjatë verës – përfitimet do t’ju befasojnë!
    4 days ago
    Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni sheqerin vetëm për dy javë?
    6 days ago
    11 Receta të shijshme me fara chia që duhet t’i provoni!
    6 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mbi 1.3 milion vizitorë në Muzeun Historik dhe atë Etnografik të Krujës
    6 hours ago
    Veriu që të rrëmben shpirtin: Bajram Curri dhe magjia e Valbonës
    4 days ago
    “Onufri” një nga destinacionet e preferuara nga turistët në Berat
    1 week ago
    Revista Britanike ‘Mirror’: Shqipëria, parajsa e fshehur e Evropës
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Gjuhësi, rock & metal e ekspozita – Rekomandimet e Suzanne Podcast për këtë javë!
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Katrori YT

Gjuhësi, rock & metal e ekspozita – Rekomandimet e Suzanne Podcast për këtë javë!

Last updated: 18/08/2025 9:40 AM
4 Shikime
Shpërndaje
Foto: Suzanne podcast

Kjo javë ju fton me dëgju tinguj muzikor të krejt llojeve: më 20 gusht Servis Collective rikthehet me Re:Form në AMC Hall Garden, ku Spekki Webu sjell ritualin e tij sonik. Në të njëjtën mbrëmje, në majë të Goleshit, KISSMET x NXT LVL prezanton Viikatory për një udhëtim prej 12 orësh nga trance-i i viteve ’90 tek house-i i shpejtë. Po atë natë, Europe House Prishtinë hap ekspozitën Vështrime të reja me punët e Lum Hajrullahut dhe Festa Ramojës.

Rocku e metali marrin skenën në Divided Community nga Ali Hill Express me 24 bende, prej Hawolf e Zwada deri te Shashtrises nga Holanda. Për ata që kërkojnë presionin e natës pa dritë e pa skenë, eventi i fshehtë më 20 gusht mbledh Rorganic, Mindbend dhe Satyr në një lokacion të panjohur.

Ndërsa në Shipni, Himara International Music Festival IV sjell një kaleidoskop tingujsh: klasik, flamenco e jazz buzë detit. N’Shipni e keni edhe ekspozitën te galeria GOCAT me fotografi të Barry Lewis.

Mundesh me e lexu edhe…

Monday Marks kryesisht muzikor, për me kcy deri n’sabah. Edhe pak javë vere na kanë mbetë, kështu që kënaquni sa mundeni.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Me kcy: “Re:form” me Spekki Webu / AMC Hall

Dostat tonë në Servis po vijnë me edicionin e ri të shumëpritun të RE:FORM. Më 22 gusht, në AMC Hall Garden, Prishtinë, kolektivi Servis po e shënon kapitullin e ri me një ngjarje që vjen “e formume nga ritmi, kohëzgjatja maratonike dhe detajet sonike”. Në qendër të programit osht Spekki Webu, themelues i labelit Mirror Zone, artist i njohun për setet e tij shtresume me trance, që hapin territore të reja perceptimi. Tingulli i tij shpërhapet në pulsim ngashnjues e kulme të gjana, një ritual i gjallë që rikalibron shqisat. Frontin e natës e zgjanojnë Ali Güney, Genc Elezaj dhe Ksenark, tu e mbajtë udhëtimin sonik të hapun e të gjallë deri në sabah t’dritës.

Me mësu e me diskutu: Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare / Prishtinë

Po fillon Seminari i 43 me rradhë dedikum gjuhës dhe kulturës shqiptare. Plot studiues me plot tema interesante prej gramatikës e deri te antropologjia sociale, e që prek aspekte të ndryshme të shqipes, marrin pjesë në ligjerata, kurse, punëtori nga 18-29 gusht. Seminari ka një karakter shumë – dimensional dhe multi-disiplinar dhe zakonisht vijnë ligjerues nga Japonia e Norvegjia deri tek Bullgaria e Turqia, si dhe plot mysafirë e shkrimtarë nga trojet ku flitet shqipja . Me kalimin e kohës, kjo ngjarje është shndërruar në një shkollë të llojit të vet nga fushat e gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare si dhe të albanologjisë në përgjithësi. Po e veçojmë eventin e 21 gushtit, kur “Alter Habitus” – Instituti Feminist për Studime në Shoqëri dhe Kulturë, në kuadër të Seminarit, organizon nji tryezë diskutimi me temën ‘Studimet Feministe Shqiptare: këndvështrime për teoritë dhe metodologjitë e munguara.’

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Me kcy: Festivali rock & metal “Divided Community” / e.d.h.e., Prishtinë

Shkojmë me edicionin nr.3 i ‘Divided Community’ që ka mu mbajt në EDHE me daten 22 edhe 29 Gusht. ALI HILL EXPRESS sjell festivalin përgjatë dy netëve, që i kushtohet skenës së rockut, punkut dhe heavy metalit nga Kosova dhe ma gjanë. Këtë vit programi vjen me 24 bende, tu e kriju një panoramë të papërmbajtshme të zanit të randë dhe shpirtit të pavarur. Llajnapi përfshin emra të njohur të skenës vendore si Sand Castle, Hawolf, Sotap, Zhglë, Frenetik, Zwada, Telikput, Nuclear Doom, Calico, Solar Flare, Pathogen, Tr3diot, Shlem, PinkMetal, Star Fish, Rat The Toy, Inorga dhe Dibiduzz, por edhe prurje ndërkombëtare si Mallard (MKD) dhe Shashtrises (NL). Super event me i lshu flokt teposhtë e energjinë tenaltë edhe dihet.. shutke.

Me pa: Ekspozitë “Vështrime të reja – Një rrugëtim përmes syve të rinjve” / Europe House, Prishtinë

Qe edhe pak art vizuel në Monday Marks. Kjo ekspozitë sjell vizionet e freskëta të Lum Hajrullahu dhe Festa Ramoja në Europe House Prishtinë, kurume nga Laureta Hajrullahu dhe Shkamb Jaka “Vështrime të reja” sipas kuratorëve “prezanton dy perspektiva unike që kapin intensitetin e papërpunum të mënyrës se qysh te rinia e sheh botën. Nga momentet intime e njerëzore deri te horizontet e largëta e të gjana, këto punime na kujtojnë se vizioni rinor gjithmonë përjetohet me qartësi dhe emocion të thellë.” Ekspozita hapet me 20 gusht 2025 në ora 19:00.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Me kcy: Urban Sessions x EUPHORIA me Rorganic / Secret location.

Qe një ngjarje me një vend sekret. Kush e din, e din. Me 20 gusht, Ubran FM dhe Euphoria pe sjellin nga Franca, Rorganic, bashkëthemeluesin i Obsession, me setet e tij të pamëshirshme me BPM të nalt dhe tekstura industriale që nuk lanë fort hapsinë për frymëmarrje. Llajnapi vazhdon me Mindbend me shpirtin e viteve ’90: groove të shtrembnume, loops të ngjeshuna dhe një teh që shpon drejt e në zemër të natës, ndërsa Satyr sjell hipnozën: një emër në ngjitje që shtyn technon atmosferike drejt territoreve pak ma t’ashpra. Krejzi. Kjo natë po get nuk osht për gjithkond.

Me kcy: “N’Maje” me Viikatory / Maja e malit Golesh

A jeni gati me kcy n’mal? Më 22 gusht, në majën e majës së Goleshit, KISSMET dhe NXT LVL po e sjellin një udhëtim muzikor dymbëdhjetëorësh prej muzgut deri në agim, me një ambient ku Viikatory, producente dhe DJ nga Bjellorusia me bazë në Varshavë, merr drejtimin. Krijimtaria e saj osht një fuzion stilesh dhe epokash muzikore: miksime që e zhysin skejt publikun në vorbullën e tranceit të viteve ’90 dhe houseit të shpejtë, ndërthurun me linja vokale të gjata e të bukura, brenda historisë së techno dhe electro. Llajnapi përfshin edhe yjet vendore Leg-off, Toskë, M1M1 dhe Uran B. Biletat i gjeni në RAVE Travel e detajet i keni këtu.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Me dëgju: Himara International Music Festival / Himarë,

Ky edicion i Himara International Music Festival sjell taman një kaleidoskop tingujsh dhe llojesh të muzikës. Nga eleganca e muzikës klasike e deri te pasioni i flamenkos spanjolle dhe gjallnia e jazzit eklektik, publiku në jug të Shqipnisë ka me gjetë një program të larmishëm që shtrihet dikund mes traditës dhe inovacionit. Festivali i katërt në Himarë ka m’i mbledhë artistë vendas dhe ndërkombëtarë për një verë që e shndërron këtë pjesë të rivierës shqiptare në skenë të hapun të muzikës. Ja nisë me 21 gusht e përfundon me 28 gusht.

Me pa: Ekspozita “Shot / Reverse Shot” e Barry Lewis / Galeria GOCAT, Tiranë

Kjo ekspozitë osht hapë tash e disa javë, por ka me ndejt e kapun deri në fillim shtatori, kështu që nëse jeni n’Tironë, ja vlenë me shku te Galeria GOCAT me pa. Ekspozita sjell për herë të parë në Shqipëri arkivën e rrallë të fotografit britanik Barry Lewis, të realizume mfsheftaz në vitet 1990–1991, në një Shqipni të izolume, të mbyllun ndaj syrit të jashtëm dhe alergjike ndaj fotografisë përtej propagandës. Përballë ktyne imazheve që kapin dramën e një vendi në tranzicion, qëndrojnë veprat e artistëve të Pressura – Nomadic Art Colony: një gjeneratë që nuk e përjetoi diktaturën, por e trashëgoi kujtimin dhe pasojat e saj. Sipas organizatorëve, “kjo nuk osht një ekspozitë për historinë e ngjarjeve të kalume, por për ato që hala s’kanë perfundu”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

M’u zbukuru: Aksesorë nga studio Vaya / Prishtinë

Qe një brend kosovar që i plotëson krejt kërkesat: edhe janë sende t’bukura, edhe t’reciklume, edhe të përdorshme në raste të ndryshme. Aksesorët (kryesisht çanta të madhësive të ndryshme) e Vaya Wave, të dizajnume nga Rita Abdullahu, janë thurruna me fije të trasha, nga materiale të reciklume, ama me dizajne dhe ngjyra shumë të freskëta dhe kontemporane, si për ecje nëpër xhungllën urbane të qyteteve tona ngjyrë hini, ashtu edhe sfilata spontane nëpër pllazhat dhe pishinat verore. Produktet janë unike, tekstura e trashë, ngjyrat e dhezta. Vaya ka edhe qafore e hallhalle t’lezetshme. Menxi s’po presim me ble nëjnjo, por qe ku i keni edhe ju.

/Katror.info.

Marrë nga Suzanne Podcast.

TAGGED:Divided CommunityHimana International Music Festival IVKatrori ytMetalMonday MarksrockSuzanne Podcasttophome1

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Juventus bën hapat e parë për Zhegrovën, por Marseille mbetet konkurrenca kryesore
Artikulli i ardhshëm Takim vendimtar Zelensky–Trump për Ukrainën

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Katrori YT

Jazz, aktivizëm, vallëzim e lexime – rekomandimet e Suzanne Podcast këtë javë!

22 Shikime
Katrori YT

Jazz, grafite, lexime e instalacione – Rekomandimet e Suzanne Podcast për këtë javë!

18 Shikime
Katrori YT

Sunny Hill, opera, lexime e aktivizëm feminist – Rekomandimet e Suzanne Podcast këtë javë!

13 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?