Mesfushori shqiptar, Ardon Jashari, dhe ylli kroat i futbollit, Luka Modriq, kanë debutuar me fitore për Milanin të dielën mbrëma. Të dy lojtarët u inkuadruan në minutën e 66-të në ndeshjen që Milani e fitoi kundër Barit me rezultat, 2:0.
Ndeshja e luajtur në “San Siro” i takoi Kupës së Italisë.
Rafael Leao shënoi golin e parë në minutën e 14-të, kurse të dytin në minutën e 47-të, Christian Pulisiq.
Për Jasharin, i cili javë më parë iu bashkua Milanit për 37 milionë euro nga Clube Brugge, është paraqitja e parë zyrtare.
Modriq iu bashkua Milanit si lojtar i lirë.
Ndeshjen e dytë për Kupë të Italisë, Milani e luan ndaj Lecces./KOHA