katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Bedri Hamza zgjidhet kryetar i PDK-së
    4 hours ago
    Perspektiva e Shqipërisë për anëtarësim në BE dhe bumi turistik çon bizneset kosovare kah Tirana!
    4 hours ago
    Presidentja Osmani i ndan Urdhrin e Lirisë Harry Bajraktarit
    7 hours ago
    Largohen arinjtë nga fshati Bellobrad i Dragashit
    8 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Biblioteka Kombëtare përshpejton digjitalizimin drejt një infrastrukture moderne
    8 hours ago
    Fëmijët vizitojnë IHMK në kuadër të kampanjës “Ajri jonë, jo i KEK-ut”
    8 hours ago
    IHK: Kushtet agro-meteorologjike të favorshme për mbjelljet vjeshtore
    2 days ago
    Grand Prix Zagreb 2025 nis sot, Kosova me gjashtë xhudistë në garë
    3 days ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Paul McCartney i bashkohet protestës së industrisë muzikore kundër AI me një këngë… pa zë
    8 hours ago
    David Szalay fiton çmimin “Booker 2025”
    8 hours ago
    Ermonela Jaho sjell emocion të madh në Gjakovë
    9 hours ago
    Dolly Parton nderohet me Çmimin Humanitar, ndërsa Tom Cruise shkruan histori në ceremoninë e Akademisë
    10 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjigantët e teknologjisë po investojnë miliarda në garën për dominimin e AI
    2 weeks ago
    OpenAI gati të hapë epokën e re të muzikës inteligjente
    3 weeks ago
    SHBA-ja dhe Kina arrijnë “marrëveshjen finale” për shitjen e TikTok-ut
    3 weeks ago
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    25 sanduiçet më të mira në botë
    9 hours ago
    Ja disa arsye se pse duhet të shtoni kungullin në dietën tuaj!
    3 days ago
    3 mënyra si t’i ruani gështenjat për një kohë të gjatë
    4 days ago
    Cili qumësht alternativ është më i shëndetshëm?
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Linja e re e trenit të natës rikthen udhëtimin Paris–Berlin
    7 hours ago
    Si e kanë interpretuar njerëzit aurorën për mijëra vite?
    10 hours ago
    Madridi apo Barcelona – cila është qyteti më i mirë spanjoll?
    3 days ago
    Leiden, streha historike e filozofëve dhe shkencëtarëve
    3 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Brezovica mikpritëse e festivalit të parë ambiental ‘DAMN the Damns – Liro Lumenjtë’
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Brezovica mikpritëse e festivalit të parë ambiental ‘DAMN the Damns – Liro Lumenjtë’

Last updated: 18/08/2025 10:33 PM
76 Shikime
Shpërndaje
Foto: Katror Media

“Unë për vete Sharrin, sidomos, e du shumë, kam kalu shumë kohë në Sharr, sidomos dimrit, kështu që sonte kemi me i këndu natyrës…”

Shpat Deda të shtunën në mbrëmje nuk bëri vetëm muzikë. Ai bashkë me artistë tjerë u bënë bashkë për të ngritur zërin në mbrojtje të Parkut Kombëtar të Sharrit nga efekti i dëmshëm i hidrocentraleve. 

EcoZ, në bashkëpunim me Riverwatch, Save the Blue Heart of Europe dhe Euronatur organizuan festivalin e parë ambiental ‘DAMN the Damns – Liro Lumenjtë’ në Brezovicë, duke bashkuar komunitetin lokal, artistët e dashamirët e maleve në ngritjen e zërit kundër hidrocentraleve brenda zonave të mbrojtura, – shkruan Katror.info.

Mundesh me e lexu edhe...

Perspektiva e Shqipërisë për anëtarësim në BE dhe bumi turistik çon bizneset kosovare kah Tirana!

Duke e konsideruar situatën në Sharr si alarmante për shkak të katër hidrocentraleve, që devijojnë rreth 90% të rrjedhës së lumenjve dhe futjen të mbi 5 mijë metra të tyre në gypa, drejtoresha e EcoZ, Egzona Shala Kadiu, flet për festivalin përmes të cilit mëtohet të ngritet vetëdija dhe të avokohet për mbrojtjen e parkut kombëtar.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
FOTO: KATROR MEDIA

“Duke fillu prej panairit, i cili ka qenë me biznese nga lokaliteti serb, mandej ecjen të cilën e kemi bërë, një moment shumë karakteristik që të njëjtën kohë ka pasë edhe reshje të shiut, edhe mandej me begatinë e artistëve si Shpati, Albani edhe Dreni, sigurisht që i kemi jep bjeshkëve një lloj jehone, një lloj zani edhe një lloj këmbimi, që sa më shumë të jemi të kujdesshëm për këto parqe, se këtu i kemi mushkënitë tona” – tha ajo.

Festivali nisi me panairin, i cili shënoi aktivitetin e parë mbështetës të kauzës, ku vizitorët u pritën me produkte tradicionale të përgatitura nga komuniteti lokal. Këtu u bënë bashkë banorët shqiptarë e serbë, e madje edhe vizitorë nga vende të tjera, në mbrojtje të natyrës.

FOTO: KATROR MEDIA

“Hidrocentralet janë katastrofë për këtë natyrë të bukur, për popullin tonë, për të gjithë që jetojmë këtu. Me këto hidrocentrale i tërë ekosistemi ka ndryshuar, ky është një vegjetacion i bukur dhe do të duhej të ishte më i dendur, që njerëzit të kuptojnë që natyra është e ardhmja e njeriut, ky vegjetacion është dëmtuar prej hidrocentraleve” – u shpreh Zlatko Bosković, banor serb.

Aktiviteti vijoi me ecjen panoramike në natyrë, të udhëhequr nga Kosova Hiking Trips drejt Majës së Karpës së Kuqe, ku pjesëmarrësit u njohën më nga afër me bukuritë e parkut dhe me rreziqet që sjellin hidrocentralet.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Kemi pritë që kanë me ardhë një numër ma i vogël i njerëzve, mirëpo po e shohim që janë diku rreth tridhjetë plus njerëz. Qëllimi i gjithë këtij organizmi është për shkak të hidrocentraleve që janë ndërtu në këtë pjesë që unë e njoh mirë, që e skijoj prej vitit 1981, pra është diku rreth 44 vjet edhe po e shoh qysh po degradohet kjo natyrë e bukur për atë edhe me gjithë qejf e kam marrë këtë ftesë për me qenë pjesë e organizimit” – spjegoi guida Arben Islami.

Foto: Katror Media

Në koncertin e mbrëmjes, artistë të njohur shqiptarë performuan për të mbështetur kauzën e mbrojtjes së natyrës dhe për të sensibilizuar publikun mbi ndikimin negativ të hidrocentraleve në atë zonë. 

Shpat Deda hapi koncertin me një mesazh të fuqishëm sensibilizues për rëndësinë e mbrojtjes së natyrës. 

“Vazhdimisht përkrahi kauzat për mbrojtjen e mjedisit, nuk është hera e parë, kam mbi 60 koncerte që i kam përkrahë të tilla edhe në Shqipëri edhe në Kosovë. Normal, unë kaloj shumë kohë në natyrë edhe është obligimi jonë me e rujtë natyrën. Fatkeqësisht, mjedisi në Kosovë nuk është shumë në gjendje të mirë, na takon secilit me u ba bashkë dhe iniciativa të tilla janë të mireseardhura” – tha këngëtari.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
FOTO: KATROR MEDIA

Nata vazhdoi me performancat e dy artistëve të njohur, Alban Nimani me bendin Asgjë Sikur Dielli dhe Dren Abazi, të cilët sollën një atmosferë energjike, duke forcuar mesazhin e kauzës për të cilën ishte mbledhur publiku.

“Është shumë rrallë që bëj muzikë në këso vendi, në natyrë, që është magjik si diamant. Po më vjen mirë që kanë fillu këtë kauze me e mbrojtë. Ne duhet me i hap syte e me e mbrojte ambientin se qita e kemi. Kosova ka shumë pak lumenj, na duhet me i rujt së paku. Ta dojmë vendin, ta dojmë njani-tjetrin – ky është mesazhi jem” – bëri thirrje Nimani.

foto: katror media

Për performuesit, kjo natë nuk ishte vetëm muzikë, por një përjetim i cili i jepte kuptim më të thellë edhe artit të tyre.

“Është një çështje që nuk mundem me qenë indiferent asnjëherë, janë disa gjana që nuk munden me u prek dhe nuk bën me u prek, siç është natyra, që është një pasuni e jashtëzakonshme pa të cilën nuk mundemi. Kam qenë shumë i gatshëm me qenë pjesë e kësaj iniciative dhe e këtij koncerti të bukur” – tha Abazi.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në Parkun Kombëtar “Sharri” janë ndërtuar katër hidrocentrale – “Sharri”, “Shtërpca”, “Brezovica” dhe “Viça” – që sipas EcoZ janë brenda një zone të mbrojtur me ligj, pa leje mjedisore dhe pa përfshirje të komunitetit, duke shkelur disa ligje kombëtare, përfshirë ligjet për ujërat e Kosovës dhe për mbrojtjen e parqeve kombëtare.

FOTO: KATROR MEDIA

Organizatorët e ngjarjes theksuan se kjo natë shënoi hapin e parë drejt një angazhimi të suksesshëm kundër këtyre hidrocentraleve që po dëmtojnë biodiversitetin dhe të drejtën për një mjedis të sigurt për brezat e ardhshëm.


Po ashtu u bëhet thirrje institucioneve të reja që do të formohen të trajtojnë me prioritet këtë çështje, duke rikthyer rrjedhën e lirë të lumenjve Lepenc e Lumbardh./Katror.info.


Përgatiti:

Beatrisa Culaj
  • Beatrisa Culaj
    https://katror.info
    Punëtorët e RTK-së protestojnë për paga – si të gjindet zgjidhja?
  • Beatrisa Culaj
    https://katror.info
    Rrugëtimi i Adelina Tërshanit: Nga aktivizmi feminist te poezia ‘slam’ si formë qëndrese
  • Beatrisa Culaj
    https://katror.info
    Si ndikon pushimi i lehonisë në punësimin e grave në Kosovë?
  • Beatrisa Culaj
    https://katror.info
    Çka është ‘burnout’ dhe qysh me e shmang atë?
TAGGED:alban nimaniBrezovicaDamn the DamsDren AbaziEcoZFestivalFestival ambientalhidrocentralehikingKosova Hiking TripsLiro LumenjtemjedispanairiPark kombetarshpat dedaTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm OEK padi në Gjykatën Supreme kundër ZRRE-së
Artikulli i ardhshëm Moti sot kryesisht i kthjellët

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Supremja shfuqizon dy nene të udhëzuesit për liberalizimin e tregut të energjisë

43 Shikime
Lajme të mira

Biblioteka Kombëtare përshpejton digjitalizimin drejt një infrastrukture moderne

26 Shikime
Lajme të mira

Fëmijët vizitojnë IHMK në kuadër të kampanjës “Ajri jonë, jo i KEK-ut”

40 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?