Gjyqtarët e Kosovës kanë përfaqësuar me sukses vendin në arenën ndërkombëtare, duke gjykuar në një numër të madh të garave evropiane gjatë kësaj vere, siç njofton Federata e Basketbollit të Kosovës, përcjell Katror.info.
Me nominime nga FIBA, ata kanë dëshmuar edhe një herë kualitetin dhe profesionalizmin e tyre, duke qenë pjesë e eventeve të rëndësishme si garat 3×3 dhe Kampionatet Evropiane të Divizionit B dhe C. Në total, gjyqtarët kosovarë kanë qenë të angazhuar në 14 evente ndërkombëtare, duke vazhduar traditën e përfaqësimit të denjë çdo vit në kompeticionet verore të basketbollit evropian.
Eventet në të cilat kanë marrë pjesë:
- Artan Gashi, kualifikimet e FIBA Europe Cup 3×3, Prishtinë 7-8 qershor
- Artan Gashi, 3×3 National League, 18-20 korrik, Lituani
- Xhelal Mumini, FIBA U18 EuroBasket Divizion C Durrës, Shqipëri 19-27 korrik
- Xhelal Mumini, FIBA U16 Women’s EuroBasket Divizion C Pejë, Kosovë 8 – 13 korrik
- Xhelal Mumini, FIBA U16 EuroBasket Divizion B Shkup, Maqedonia e Veriut 7 – 16 gusht
- Ngadhnjim Shabani, FIBA U18 Women’s EuroBasket Divizion B, Lituani 4-13 korrik
- Ngadhnjim Shabani, FIBA U16 EuroBasket Divizion B Shkup, Maqedonia e Veriut 7 – 16 gusht
- Ngadhnjim Shabani, FIBA U18 EuroBasket Divizion B Pitesti, Rumani 25 korrik – 3 gusht
- Amar Xhekoviq, FIBA U20 Women’s EuroBasket Divizion B Miskolc, Hungari 2 – 10 gusht
- Amar Xhekoviq, FIBA U20 EuroBasket Divizion B Jerevan, Armeni 11-20 korrik
- Elldin Uglari, FIBA U16 EuroBasket Divizion C Tirana, Shqipëri 5-13 korrik
- Elldin Uglari, FIBA U16 Women’s EuroBasket Divizion B Stamboll, Turqi 20 – 29 gusht
- Elldin Uglari, FIBA U18 EuroBasket Divizion B Pitesti, Rumani 25 korrik – 3 gusht
- Elldin Uglari, FIBA U16 EuroBasket Divizion B Shkup, Maqedonia e Veriut 7 – 16 gusht. /Katror.info