Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se ka nisur shitja e biletave për ndeshjen kualifikuese ndërmjet Kosovës dhe Suedisë, e cila do të zhvillohet më 8 shtator 2025, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Takimi pritet të fillojë në ora 20:45.
Tifozët mund t’i blejnë biletat përmes platformës online ebileta. Çmimet janë të ndara sipas tribunave:
- Veri dhe Jug – 10 euro
- Lindje – 20 euro
- Perëndim – 30 euro
- VIP – 100 euro
Kosova do të synojë të sigurojë mbështetjen e plotë të tifozëve “Dardanët” në këtë përballje të rëndësishme ndaj Suedisë./Katror.info.