Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar raportin e fundit mbi fluksin e automjeteve dhe kamionëve në pikat kryesore kufitare të vendit.
Sipas të dhënave të përditësuara në orën 07:54, fluksi në pikat kufitare është në norma të qëndrueshme, me kolonat më të gjata të pritjes për automjetet në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”, ku është regjistruar një kolonë prej 500 metrash në dalje.
Pikat e tjera kufitare, përfshirë Bërnjakun, Glloboçicën, Hani i Elezit, Jarinjen dhe të tjera, raportojnë kolona minimale ose aspak kolona pritjeje. Fluksi i kamionëve në të gjitha pikat kufitare është në një nivel normal, pa kolona pritjeje.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar bën apel për të gjithë udhëtarët dhe transportuesit që të respektojnë oraret dhe të jenë të përgatitur për pritjet e mundshme në pikat kufitare, duke monitoruar vazhdimisht informacionin zyrtar për çdo ndryshim./Katror.info