Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë sot në orën 13:30, mbledhje nën kryesimin e Kreshnik Radoniqi
Në këtë mbledhje do të shqyrtohet dhe miratohet programi i trajnimit për trupat menaxhuese të zgjedhjeve dhe stafin zgjedhor, procedurat për votimin me postë, si dhe rekomandimi për largimin nga lista e votuesve të personave të evidentuar si të vdekur.
Po ashtu, pritet të miratohet hapja e një qendre të re votimi në lagjen “Marigona Residence” në Graçanicë, ndryshimi i adresës së një qendre votimi në komunën e Vushtrrisë në fshatin Gllogjicë, si dhe kurrikula e trajnimit për trajnerët e qendrave të votimit.
Në rend dite është gjithashtu prezantimi i aktiviteteve të Sekretariatit dhe shqyrtimi i rekomandimeve nga Këshilli për Operacione Zgjedhore./RTK/Katror.info