Një nga klubet më të mëdha të Finlandës, HJK Helsinki, ka zyrtarizuar sot afrimin e sulmuesit kosovar Ardit Tahiri.
22-vjeçari do t’i bashkohet ekipit finlandez në formë huazimi njëvjeçar nga Llapi, me mundësi blerjeje verën e ardhshme.
Klubi finlandez ka zgjedhur një mënyrë kreative për ta prezantuar transferimin, duke publikuar një video me një skenë ikonike të filmit “Pulp Fiction”, shkruan RTK.
Pas prezantimit, Tahiri shprehu emocionet e para për aventurën e tij të re në Finlandë, duke theksuar se mezi pret të ndihmojë HJK Helsinkin në objektivat e sezonit./Katror.info