Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) do të organizojë ceremoninë e hapjes së pikës grumbulluese në kuadër të projektit “Instalimi i pikës grumbulluese për prodhuesit e pemëve të imëta në komunën e Gjilanit”.
Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë ambasadori i Republikës së Turqisë në Prishtinë, Sabri Tunç Angılı, si dhe kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.
Ky projekt ka për qëllim të lehtësojë procesin e grumbullimit të prodhimeve bujqësore dhe të përkrahë drejtpërdrejt prodhuesit lokalë të pemëve të imëta, duke ndikuar pozitivisht në zhvillimin ekonomik të rajonit dhe fuqizimin e sektorit bujqësor në Gjilan./RTK/Katror.info