Që nga e hëna Bashkimi Evropian ka ndaluar një përbërës që gjendet në xhelin për thonjë, ka njoftuar “NY Post”.
Substanca e ndaluar, TPO (oksid trimetibenzoil difenilofosfinë), u jep thonjve një shkëlqim shtesë dhe po ashtu mundëson tharjen e shpejt nën dritën ultravjollcë apo LED.
Por është konsideruar toksike në BE, pasi disa studime kanë treguar se mund të shkaktojnë probleme me fertilitet dhe ndikojnë negativisht në shëndetin riprodhues.
Llaku xhel për thonjtë, që ka fituar popullaritet nga vitet 2000, thahet nën dritën UV apo LED, ndërsa rezulton në një manikyr të fortë dhe të qëndrueshëm./Koha