katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Largimi gradual i masave, qeveria në detyrë: Janë zhbllokuar fonde për Kosovën
    23 minutes ago
    KQZ certifikon listën e votuesve, mbi 2 milionë votues për zgjedhjet lokale të 12 tetorit
    23 minutes ago
    Palatova: Kosova duhet ta ketë sigurinë e grave lart në agjendë
    7 hours ago
    Asociacioni i Komunave kërkon shtyrjen e afatit për miratimin e buxheteve komunale
    7 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kosova, në Samitin Global të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në Davos
    12 hours ago
    ATK regjistron rritje të qëndrueshme të të hyrave gjatë janarit–gusht 2025
    1 day ago
    Visar Osmani, drejtori që e ktheu shkollën e fëmijërisë në histori suksesi
    1 day ago
    Qyteti mesjetar i Sardës nxjerr dëshmi të reja për shqiptarët
    2 days ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    “Nën ninullë” – projeksion special në PriFest
    7 hours ago
    Trump darkon me gjigantët e teknologjisë në Shtëpinë e Bardhë, por lë jashtë Elon Musk
    13 hours ago
    Presidenti i Malit të Zi kërkon të rishfaqet filmi në gjuhën shqipe
    24 hours ago
    Ganimete Jashanica shënon sonte 40-vjetorin e karrierës me koncert në Prishtinë
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    4 days ago
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    2 weeks ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    2 weeks ago
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    3 days ago
    A e dini se çfarë i ndodh organizmit nëse nuk konsumoni produkte bulmeti?
    1 week ago
    Çokollata e zezë ndihmon me kujtesën dhe zemrën
    1 week ago
    “Dubai” çokollata e ktheu fëstëkun në një biznes shumë fitimprurës
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    3 days ago
    Uta Ibrahimi për The Guardian: “Do të doja që gurët këtu të flisnin”
    3 days ago
    Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve që shijojnë përvojat e turizmit malor
    4 days ago
    Cilësohet si treni ekspres më i ngadaltë në botë, arsyeja pse do t’ju habisë…
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Domatja e egër e lehtë për t’u kultivuar dhe me fitim të lartë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Domatja e egër e lehtë për t’u kultivuar dhe me fitim të lartë

Last updated: 04/09/2025 8:11 AM
40 Shikime
Shpërndaje
Foto: Victoriana Nursery

Domatja e egër po shihet si një kulturë fitimprurëse për bujqit kosovarë. Ekspertët bujqësorë theksojnë se, krahas kërkesave të ulëta për përkujdesje, kjo domate mund të japë deri në 8 kilogramë rendiment për bimë, duke u dalluar edhe për rezistencën ndaj sëmundjeve dhe shijen e saj të veçantë.

Ruzhdi Krasniqi, kultivues i domates dhe perimeve të tjera në Krushë të Madhe, këtë vit ka testuar një varietet të ri në fushë, i cili ka dhënë rezultate shumë të mira. Përparësia kryesore e këtij varieteti, siç thotë ai, është puna e paktë që kërkon.

Në Krushë të Madhe, Krasniqi kultivon rreth 4 hektarë me perime, ndërsa këtë vit, për testim, me këtë varietet ka mbjellë 25 ari tokë.

Mundesh me e lexu edhe…

“Domatja e egër është e qëndrueshme ndaj sëmundjeve dhe insekteve. Gjithashtu, gjethet e shumta, në formë shkurresh, e mbrojnë frutin nga nxehtësia e madhe dhe i japin elemente që e bëjnë më të shijshëm”, tregon për emisionin “Toka” në RTK, Ruzhdi Krasniqi.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ai shton se nuk ka pasur problem as me shitjen, pasi çmimi i domates këtë vit ka qenë i favorshëm. Gjithashtu, Krasniqi shprehet i kënaqur edhe me subvencionet.

Ky varietet ka filluar të kultivohet edhe nga Nexhat Morina, kultivues i domates, kryesisht në ambiente të mbrojtura, në Mamushë. Për herë të parë pas luftës, ai e ka mbjellë këtë lloj domateje në fushë të hapur dhe rezultatet, sipas tij, kanë qenë shumë të mira.

“Ky varietet i domates së fushës, përveç rendimentit të lartë dhe cilësisë së mirë, ka edhe qëndrueshmëri të lartë ndaj sëmundjeve”, thotë për emisionin “Toka” në RTK, Nexhat Morina, kryetar i Shoqatës së Bujqve në Mamushë.

Sipas tij, as tregtimi i këtij varieteti nuk është problem, për shkak të shijes së mirë që ka, ndërsa çmimi pritet të mbetet i favorshëm. Përparësi e kultivimit në fushë të hapur janë shpenzimet e ulëta agroteknike.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Vitin e ardhshëm, unë dhe fermerët e tjerë do të zgjerojmë hapësirat me këtë lloj domateje, pasi prodhimi i saj plotëson ciklin e tregtimit në kohën kur përfundon domatja e kultivuar në ambiente të mbrojtura”, thekson Morina.

Karakteristikat pozitive të këtij varieteti i shpjegon më gjerësisht agronomi Berat Gërguri. Ai vlerëson se, krahas rendimentit të lartë, përparësi e domates është fakti që nuk ka nevojë për mbështetje me drunj, siç ndodh me varietetet tjera.

“Në trevat tona, rendimenti i kësaj domate të fushës e ka tejkaluar shifrën 8 kilogramë për bimë. Veçoria e saj është edhe shija e mirë”, thotë për emisionin “Toka” në RTK, Berat Gërguri, agronom i kompanisë “Manier”.

Sipas tij, shija e mirë e bën këtë varietet tejet atraktiv për tregun vendor. Gërguri thekson gjithashtu edhe qëndrueshmërinë e lartë ndaj sëmundjeve dhe përparësinë e formës së shkurreve që mbron frutin.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Edhe agronomi dhe këshilluesi i fermerëve, Qamil Cena, nënvizon të mirat e kultivimit të domates së fushës.

“Për të arritur shijen e dikurshme të domates, krahas farës cilësore, preferohet që domatja e egër të mbillet në vise kodrinore-malore. Kultivimi i saj në ambiente të mbrojtura është rritur për shkak të kërkesave të larta, por shija dhe cilësia më e mirë arrihet në fushë të hapur.” thotë për emisionin ‘Toka” në RTK agronomi dhe këshilluesi i fermerëve, Qamil Cena.

Sa i përket shpenzimeve dhe fitimit, Cena shpjegon se trendet aktuale favorizojnë kultivimin në ambiente të mbrojtura, ndërsa cilësia e lartë dhe shija arrihen më shumë në fushë. Ai shton se domatet e fushës kanë predispozitë të preken më tepër nga sëmundjet dhe dëmtuesit, por seleksionimi i farave ka bërë që ky varietet të jetë shumë rezistent.

Një tjetër përparësi e kësaj domateje është edhe kërkesa e ulët për ujë, gjë që e bën një kulturë ideale për kultivim në zonat kodrinoro-malore./Katror.info

TAGGED:bujqesidomate e egerfitimKosovakultivimLajme te miratophome1

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Moti sot me diell dhe vranësira të pjesëshme
Artikulli i ardhshëm Sot mbyllet afati për licencimin e klubeve për sezonin 2025/26

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Kosova, në Samitin Global të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në Davos

14 Shikime
Lajme të mira

ATK regjistron rritje të qëndrueshme të të hyrave gjatë janarit–gusht 2025

30 Shikime
Lajme të mira

Visar Osmani, drejtori që e ktheu shkollën e fëmijërisë në histori suksesi

18 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?