katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Britania zgjat edhe për tre vjet praninë në KFOR
    23 minutes ago
    PZAP shqyrton mundësinë për rivotim në Komunën e Junikut
    1 hour ago
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s pritet në Washington
    2 hours ago
    Ambasada Gjermane në Kosovë: “Një Ballkan Perëndimor i sigurt do të thotë një Evropë e sigurt”
    3 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    David Cuartielles, bashkëthemelues i Arduino, folës kryesor në SFK 2025, Prishtinë
    3 hours ago
    Për herë të parë në Kosovë: Takimi i FIBA Europe Youth Commission dhe U14 Get-Together
    24 hours ago
    Bie çmimi global i naftës
    1 day ago
    Peja Jazz 6 mbahet nga 23 deri më 26 tetor
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    InterBalkanChoir sjellin frymë ballkanike e ndërkombëtare në Pri Vocal Fest
    7 hours ago
    Ermonela Jaho vjen në Gjakovë me një premierë të veçantë
    7 hours ago
    Fillon sot Festivali i Filmit Frankofon në Prishtinë
    7 hours ago
    “ReMusica” si reflektim mbi dialogun midis traditës dhe modernitetit
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    6 hours ago
    TikTok heq më shumë se 189 milionë video nga platforma
    2 days ago
    Transformimi i Windows 11: AI në çdo kompjuter
    4 days ago
    Çiklisti francez Aurelien Fontenoy thyen rekordin duke u ngjitur në Kullën Eiffel me biçikletë
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Shijet e vjeshtës: Perimet më të mira të muajit tetor
    2 days ago
    5 gabimet që nuk duhet të bëni kur gatuani gjellë me mish
    3 days ago
    Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni dardha çdo ditë?
    6 days ago
    Përfitimet shëndetësore nga konsumimi i kanellës në mbrëmje
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Aogashima – ishulli i vogël që ekziston brenda një vullkani aktiv
    2 hours ago
    Ishulli spanjoll me më shumë mace se njerëz
    2 days ago
    Vjeshta “pikturon” me ngjyra magjike Malësinë e Kelmendit
    3 days ago
    Destinacionet më të bukura në Europë për të shijuar ngjyrat e vjeshtës!
    6 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: “Ulpiana” dhe Kalaja e Novobërdës me ciceronë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

“Ulpiana” dhe Kalaja e Novobërdës me ciceronë

Last updated: 05/09/2025 8:22 AM
27 Shikime
Shpërndaje
Foto: Ancient Origins

Për së paku një vit, parku arkeologjik “Ulpiana” do të ketë dy ciceronë zyrtarë e Kalaja e Novobërdës një. Konkurset për pesë ciceronë kanë nxjerrë tre të tillë, përderisa për Kalanë e Prizrenit nuk ka pasur asnjë aplikim. Çështja e mungesës së ciceronëve në monumente të trashëgimisë kulturore është temë e kahershme, ani pse ata konsiderohen të domosdoshëm, por për dikë punësimi i ciceronëve nuk mjafton në funksionalizimin e monumenteve

Mezi kishte funksionalizuar disa monumente kulturore përmes organizatave joqeveritare e pas vazhdimësisë së konkurseve për kërkim të të tjerave, si dhe për monumente të radhës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit kishte hapur konkurs edhe për pesë ciceronë, për t’i angazhuar në tri prej këtyre monumenteve, në mënyrë që të ofrojnë shërbime të vazhdueshme dhe profesionale të guidës turistike.

Rezultati: tre ciceronë, dy në parkun arkeologjik “Ulpiana”, një në Kalanë e Novobërdës, aq sa ishin paraparë edhe me konkurs. Në Kalanë e Prizrenit ishin planifikuar po ashtu dy, por nuk ka pasur asnjë aplikim.

Mundesh me e lexu edhe…

Atdhe Prelvukaj dhe Ismail Gagica pritet të jenë ciceronët e “Ulpianës” e Fitim Bunjaku i Kalasë së Novobërdës. KOHA i ka kontaktuar dhe dy prej tyre kanë thënë se ende nuk kanë nisur punën.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Çështja e mungesës së ciceronëve në monumente të trashëgimisë kulturore është një temë e kahershme, ani pse ata konsiderohen të domosdoshëm. Tek tash, “Ulpiana” dhe Kalaja e Novobërdës bëhen për herë të parë zyrtarisht me ciceronë. Do të jenë aty së paku një vit, aq sa e përcakton konkursi. Punësimi i dy ciceronëve në “Ulpianë” ishte paraparë qysh para dy vjetësh, kur ky aset  – që u inaugurua si parku i parë arkeologjik para gati një dekade –  u bë me plan menaxhimi.    

Për çështjen e punësimit të ciceronëve nga ana e Ministrisë, Sali Shoshi, i cili udhëheq fondacionin Trashëgimia Kulturore pa Kufij –  “CHwB Kosova”, ka thënë se ka më shumë rëndësi që në monumente të zbatohet një plan interpretimi.

“E rëndësishme është që secili monument ta ketë njëfarë plani të interpretimit, pra në njëfarë mënyre qoftë përmes ciceronëve, qoftë përmes formave të tjera, pra të ketë informata të mjaftueshme për vizitorë. Ka raste që s’ka nevojë për ciceronë hiç, në qoftë se ajo ka ekspozitën të shpërndarë dhe të interpretuar mirë ose ka një aplikacion që mund ta interpretojë. E rëndësishme është të ketë plan dhe nuk jam i sigurt që secila prej këtyre monumenteve ka plan të interpretimit”, ka thënë ai në një prononcim për KOHËN.

Sipas tij, nëse plani përfshin mediume më të avancuara, mund të funksionojë guida edhe pa ciceronë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Ciceroni është veç një medium që e interpreton planin, pra është mirë që monumenteve t’i qasen në mënyrë më të kompletuar, ku bëhet plani i interpretimit dhe mandej zgjidhen mediumet e interpretimit, qoftë ato me njerëz ose si audiovizuale, ose varësisht prej politikave që i ka terreni”, ka shtuar Shoshi.

Ka treguar se CHWB-ja do të nisë një kamp të interpretimit, dedikuar tërësisht “Ulpianës”. Përfshirja e planeve në këtë lokalitet, sipas tij, ka qenë gjithmonë e nevojshme, bashkë me aktivitete që e gjallërojnë monumentin.

“Sa për informatë, të hënën e fillojmë një kamp të interpretimit që i dedikohet ekskluzivisht Ulpianës dhe ku përmes pjesëmarrësve mundohemi që atë material që është mbledhur deri tash për Ulpianën ta interpretojmë dhe ta tematizojmë që të jetë i kuptueshëm për çdo vizitor. Nevoja për të pasur plan të interpretimit dhe qasje për vizitorë ka qenë e nevojshme jo veç tash, por shumë kohë më përpara, duke përfshirë edhe vikendet, edhe aktivitete ekstra, jo veç ekspozitat, por edhe aktivitetet që e gjallërojnë, që të kesh arsye të shkosh jo një herë, por disa herë në një lokalitet arkeologjik”, ka lajmëruar ai.

Shoshi ka treguar se mban shpresë që shteti ta marrë seriozisht këtë aspekt, që turistët ta kenë dëshirën që këto lloj monumentesh të vizitohen edhe për herë të dytë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Sepse deri tash në shumicën e monumenteve nuk ke arsye të shkosh dy herë, me një herë e kryen, sepse në shumicën e tyre nuk ndodh diçka që të thërret të shkosh për të dytën herë”, ka thënë ai.

Ndër kriteret e konkursit për pesë ciceronët në tri monumente – i hapur në korrik –  Ministria kishte listuar: njohuri të thelluara për historinë dhe arkeologjinë e Kosovës, aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe prezantimi, njohuri të mira të gjuhës angleze, gatishmëri për të punuar në ambient të hapur dhe për periudha të zgjatura në këmbë e aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip. Si përparësi kishte renditur përvojën paraprake në udhërrëfime turistike apo edukim muzeal, si dhe njohjen e gjuhëve të tjera përveç anglishtes. Shoshi kriter për përzgjedhjen e ciceronëve e ka emëruar të qenit narrator i mirë, përveç shkollimit e përvojës së punës.

“Mendoj se për përzgjedhjen e ciceronëve kriter duhet të jetë përgatitja profesionale: shkollimi dhe përvoja, aftësitë që i kanë për të qenë aty, sepse çështja e ciceronit është që të jetë një tregimtar i mirë, dikush që di të tregojë mirë, aq do të ishte e mjaftueshme. Për mua nuk është aq e rëndësishme të ketë ciceron, por shumë më i rëndësishëm është plani i interpretimit”, ka thënë Shoshi.

Rëndësinë e përfshirjes së ciceronëve për këto monumente e ka theksuar udhërrëfyesi Muamer Hasani, drejtor i “GuideKS”. Ka thënë se prania e ciceronëve e bën të sigurt interpretimin e saktë dhe kujdesen që të shmangen keqkuptimet.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Po, shumë të nevojshme, madje të vonuara. Shpesh turistët i kanë vizituar, në këtë rast “Ulpianën”, Kalanë e Prizrenit dhe të Novobërdës pa ciceronë, sepse shumë grupe nuk angazhojnë udhërrëfyes lokalë. Ciceroni i monumentit siguron interpretim të saktë, rrjedhë vizite dhe shmang keqkuptime e sidomos historike e që te ne jo rrallë ndodhin”, ka thënë ai në një përgjigje për KOHËN.

Sipas tij, edhe mediumet alternative janë të rëndësishme, por asnjë nga to nuk e zëvendësojnë punën e ciceronit.

“Mediume plotësuese, jo zëvendësuese. Mund të ketë audio-guida multigjuhëshe, QR-kode me përmbajtje, aplikacione AR/VR dhe panele interpretimi. Këto ndihmojnë, por ciceroni i monumentit mbetet i pazëvendësueshëm për kontekst, pyetje në kohë reale dhe menaxhim grupi”, ka shtuar Hasani.

Për t’i përzgjedhur ciceronët si fillim, ka konsideruar se duhet të verifikohen njohuritë e tyre në fushat e historisë e të arkeologjisë lokale, mirëpo ka thënë se ata duhet të trajnohen vazhdimisht, për ta përmirësuar cilësinë e rrëfimit dhe teknikat profesionale.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Njohuri të verifikuara për sitin në histori e arkeologji lokale dhe protokollet e ruajtjes. Teknika profesionale udhërrëfimi: rrëfim i strukturuar, komunikim, idealisht multigjuhësh, menaxhim kohe dhe grupi, etikë e siguri. Edhe po ashtu është e rëndësishme të ketë trajnime të vazhdueshme”, ka thënë Hasani.

Ciceronët janë vetëm njëri aspekt i funksionalizimit të monumenteve, të cilin Ministria e Kulturës para dy vjetësh kishte vendosur ta bënte në një tjetër mënyrë. Ua kishte mësyrë organizatave joqeveritare.

Në vitin 2023, në tentimin e parë, prej pesë monumenteve sa kishte synuar t’i funksionalizonte me organizata joqeveritare, Ministria pati bërë zgjidhje vetëm për dy: Kompleksin memorial “Isa Boletini” në Boletin dhe Shtëpinë e Katarina Josipit në Zym të Prizrenit, për të cilën nuk i kishte funksionuar plani, ndërsa gjashtë organizata të tjera qenë diskualifikuar kryesisht për mospërmbushjen e kritereve përmbajtjesore dhe administrative.

E në tentativën e dytë, MKRS-ja vitin e kaluar qe vënë sërish në kërkim të organizatave joqeveritare për t’i funksionalizuar asetet e trashëgimisë kulturore të vendit që kishin dështuar në përpjekjen e parë. Kësaj radhe në listë kishin qenë parku arkeologjik “Ulpiana” dhe Kalaja e Prizrenit. Nëpërmjet thirrjes publike, qëllimi kishte qenë që periudha e zbatimit të programit të jetë tre vjet. Për Kalanë e Prizrenit dhe “Ulpianën” mbështetja financiare do të ishte prej 50 mijë në 100 mijë euro në vit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kur MKRS-ja për herë të parë kishte tentuar që ta realizonte këtë nismë, KOHA e kishte pyetur këtë institucion se përse nuk angazhohet staf profesional që këto monumente të jenë institucione më vete, që menaxhohen sikurse institucionet e tjera shtetërore. MKRS-ja e konsideronte ndryshe.

“Këto pesë monumente janë institucione më vete, në kuadër të MKRS-së, të cilat po i fuqizojmë përmes programeve të ndryshme, duke filluar nga ndërhyrjet fizike restauruese, planet e menaxhimit, angazhimi i stafit dhe tani edhe përmes ftesës për angazhim të organizatave joqeveritare, që kanë ekspertizë dhe njohuri në fushën e promovimit dhe zhvillimit të kulturës”, shkruhej në përgjigje. Por, për shumicën e këtyre monumenteve nuk ka akte të themelimit si institucione.

Kështu, pas funksionalizimit të atyre monumenteve, para dy muajsh Ministria kishte hapur konkurs për pesë ciceronë, për t’i angazhuar për një vit dy prej tyre që të ofrojnë shërbime të vazhdueshme dhe profesionale të guidës turistike në parkun arkeologjik “Ulpiana – Iustiniana Secunda”, dy në Kalanë e Prizrenit dhe një në Kalanë e Novobërdës. KOHA e kishte kontaktuar Ministrinë për të marrë informata pse deri tash nuk ka pasur ciceronë në këto zona.

“Instituti Arkeologjik i Kosovës, në kuadër të prioriteteve të tij, ka në fokus funksionalizimin e lokaliteteve arkeologjike dhe krijimin e kushteve të përshtatshme për prezantimin dhe vizitueshmërinë e tyre. Në këtë drejtim gjatë këtij viti është shpallur thirrja për zbatimin e projektit për funksionalizimin e lokaliteteve arkeologjike, përmes angazhimit të pesë ciceronëve në lokalitetet me fluksin më të lartë të vizitorëve: Parku Arkeologjik “Ulpiana–Iustiniana Secunda”, Kalaja e Prizrenit dhe Kalaja e Novobërdës”, thuhej në përgjigjen e Ministrisë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

E në lidhje me angazhimin e tyre vetëm për afatin kohor prej një viti, nga Ministria thuhej se realizimi i zbatimit të projektit është menduar të kryhet brenda një viti dhe thuhej se përmes këtyre angazhimeve hapet gjithashtu mundësia për angazhimet e mëtejshme të ciceronëve në monumentet e tjera që planifikohet të funksionalizohen.

“Zbatimi i projektit është paraparë të realizohet brenda një afati kohor prej një viti. Projekti përveçse adreson nevojat aktuale të vizitorëve dhe lokaliteteve, synon të shërbejë si model për zhvillimin e mëtejshëm të praktikave të ngjashme në lokalitete të tjera arkeologjike, të cilat do të jenë të gatshme për t’u hapur për publikun në të ardhmen. Gjithashtu ai hap mundësi për vazhdimin e angazhimit të ciceronëve si pjesë përbërëse e qasjes së qëndrueshme për promovimin dhe edukimin në fushën e trashëgimisë kulturore”, thuhej tutje në përgjigjen e MKRS-së.

Në atë kohë, po para dy muajsh, MKRS-ja kishte bërë edhe një ftesë për OJQ-të, për funksionalizimin e dy monumenteve të tjera: Hidroelektrana – Muzeu i Elektroekonomisë në Prizren, si dhe Kulla e Ministerit në Pejë. Këto dy monumente ishin në listën e aseteve të reja për funksionalizim edhe në thirrjen paraprake, e tani që u kishte ardhur rendi, pas restaurimeve që u ishin bërë nga shteti, kishte mbetur që organizatat t’i marrin në dorë dhe t’i mbajnë për tre vjet, duke u paguar prej shtetit 20 mijë deri në 60 mijë euro në vit, varësisht prej projektit të përzgjedhur./Koha.net/Katror.info

TAGGED:ciceronkalaKosovalajmeNovoberdePrizrenUlpiana

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Kosova dhe Finlanda synojnë thellim bashkëpunimi në arsim dhe siguri
Artikulli i ardhshëm 7 hobitë e “boomers” që praktikohen nga “Gen Z”

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Britania zgjat edhe për tre vjet praninë në KFOR

1 Shikim
Lajme

PZAP shqyrton mundësinë për rivotim në Komunën e Junikut

2 Shikime
Lajme

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s pritet në Washington

Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?