Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), në mbledhjen e mbajtur sot, ka shqyrtuar raportin e paraqitur nga Sekretarja e Përgjithshme lidhur me procesin e licencimit për garat e edicionit të ri 2025/26.
Nga raporti u konstatua se procesi i licencimit, i hapur më 4 gusht dhe i mbyllur më 4 shtator 2025, nuk është përmbyllur me sukses nga të gjitha klubet. Në disa kategori të garave ka klube që nuk kanë aplikuar fare, ndërsa një numër i madh ka dorëzuar dokumentacion të paplotë, pavarësisht njoftimeve të përsëritura nga FBK përmes email-it, telefonit dhe kanaleve zyrtare të komunikimit.
Duke u bazuar në këto gjetje, Bordi i FBK-së vendosi:
- Të jepet një afat shtesë deri më 15 shtator 2025 (e hënë) për aplikim dhe për plotësim të dokumentacionit të licencimit.
- Ky afat do të jetë përfundimtar dhe pas tij nuk do të pranohet asnjë aplikim apo dokument shtesë nga klubet.
FBK bëri të ditur se ky vendim hyn në fuqi ditën e miratimit dhe synon të sigurojë që të gjitha klubet pjesëmarrëse në garat e edicionit të ri të jenë në përputhje me kërkesat e licencimit./Katror.info