Juventusi ka publikuar të përmbledhur katër minuta e 14 sekonda stërvitjen e mbajtur të mërkurën. Por në X ka ndarë një video tetë sekondash ku shihet Edon Zhegrova duke dribluar e më pas duke shënuar golin e parë në stërvitje me uniformën e stërvitjeve të Juventusit. “Seanca stërvitore e sotme përpara ndeshjes të së shtunës. Shikoni videon e plotë në Youtube”, shkruan në postimin e Juventusit.
Zhegrova iu bashkua Juventusit këtë verë nga Lille. Ka nënshkruar kontratë me gjigantin italian deri në verën e vitit 2030.
Video e plotë:
/Koha/Katror.info