Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të premten moti do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa vranësirat pritet të sjellin reshje lokale shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 24 deri në 27 gradë Celsius.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit./Katror.info