Më pak udhëtime për lojtarët dhe më shumë ditë në dispozicion për trajnerët që të punojnë me të grumbulluarit e tyre.
Ndryshimet në kalendar të bëra nga FIFA, të cilat do të marrin jetë në 2026-ën dhe që do të zgjasin të paktën për katër vite, janë bërë duke menduar në këto dy drejtime.
FIFA ka bërë me dije se ndeshjet e Kombëtareve të shtatorit dhe tetorit do të luhen të gjitha së bashku brenda tre javësh (21 shtator-10 tetor).
Ky ndryshim i bërë nga FIFA do të jetë në fuqi për të paktën deri në 2030. /RTK/Katror.info