Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Ministren e Punëve të Jashtme të Finlandës dhe njëkohësisht Kryesuese të OSBE-së, znj. Elina Valtonen.
Gjatë takimit, Presidentja Osmani e falënderoi Finlandën për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, veçanërisht në proceset e shtetndërtimit, demokratizimit dhe forcimit të institucioneve. Ajo theksoi përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim të ngushtë me OSBE-në në reformat institucionale, transparencën dhe avancimin e të drejtave të njeriut.
Znj. Valtonen u informua mbi zhvillimet e fundit në Kosovë, përkushtimin e institucioneve ndaj paqes dhe stabilitetit, si dhe mbi zbatimin e rendit dhe ligjit. Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ritheksoi pritshmëritë që OSBE-ja të vazhdojë të mbështesë prioritetet kyçe të Kosovës, duke përfshirë barazinë gjinore dhe fuqizimin e të drejtave të njeriut./Katror.info