Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka njoftuar sot për një hap të ri në bashkëpunimin tregtar ndërmjet dy vendeve, që do t’i mundësojë qytetarëve të Kosovës qasje më të shpejtë dhe më të lehtë në produktet amerikane.
Falë kompanisë Paketos, konsumatorët në Kosovë tani mund t’i marrin mallrat nga platformat më të mëdha tregtare si Amazon, BestBuy, Walmart, Ebay dhe shumë të tjera, brenda vetëm një jave.
Ky zhvillim, sipas ambasadës, shënon një moment të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit të sektorit privat SHBA–Kosovë dhe në afrim të tregjeve globale me familjet kosovare./Katror.info