Sonte, nga ora 20:00, kampionët e Kosovës, Trepça, do të ndeshen me kampionin e Holandës, Heroes Den Bosch, në çerekfinale të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.
Kjo përballje, e cila zhvillohet në Samokov të Bullgarisë, pritet të jetë një sfidë e vështirë për “Xehetarët”, të cilët synojnë një sukses historik për klubin dhe basketbollin kosovar. Përkrahja e tifozëve mitrovicas do të jetë një shtysë shtesë për lojtarët.
Nëse Trepça arrin të kalojë këtë pengesë, në gjysmëfinale do të përballet me fituesin e ndeshjes Bakken Bears (Danimarkë) – BC Kutaisi 2010 (Gjeorgji), e cila nis në orën 17:45 të së dielës, 22 shtator./Katror.info