Policia e Kosovës ka bërë të ditur publikimin e broshurave digjitale informuese për të gjithë qytetarët dhe shtetasit e huaj që ndodhen ose planifikojnë të vizitojnë Kosovën. Këto materiale ofrojnë udhëzime të qarta mbi rregullat e hyrjes, lëvizjes, qëndrimit dhe punësimit të të huajve në Republikën e Kosovës, në përputhje me Ligjin për të huajt.
Broshurat janë të disponueshme në faqen zyrtare të Policisë së Kosovës dhe në rrjetet sociale të institucionit. Qytetarët dhe të huajt janë të ftuar t’i konsultojnë këto udhëzues për të siguruar informacion të saktë dhe të përditësuar rreth procedurave ligjore.
Materialet mund të aksesohen direkt në këtë link:
/Katror.info