katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    “Goca e Kaçanikut” çoi artin e Operës së Kosovës në Shkup
    1 hour ago
    Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së sipas rregullave të reja të azilit
    1 hour ago
    India po shënon një revolucion të energjisë së pastër më shpejt se Kina
    1 hour ago
    NATO: Ballkani Perëndimor mbetet lart në agjendën e Aleancës
    4 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së sipas rregullave të reja të azilit
    1 hour ago
    Hapet thirrja për grante për bizneset e turizmit
    3 hours ago
    Nga 170 në 300 euro, rritet subvencioni mujor për punësimin e të rinjve në Kosovë
    4 hours ago
    Nis takimi trilateral Shqipëri–Kroaci–Kosovë për thellimin e bashkëpunimit ushtarak
    4 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    5 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    5 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    24 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    1 day ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: “MuralFesti” vulos Ferizajn si qytet i muraleve që godasin me ngjyra
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

“MuralFesti” vulos Ferizajn si qytet i muraleve që godasin me ngjyra

Last updated: 23/09/2025 1:36 PM
90 Shikime
Shpërndaje
Në objektin e shkollës së bujqësisë “Zenel Hajdini” ka zënë vend vepra që shfaq një copë peizazhi të natyrës. Autori i muralit, artisti italian Fabio Petani, ka përdorur një teknikë të veçantë
  1. katror.info>
  2. Lajme>
  3. “MuralFesti” vulos Ferizajn si qytet i muraleve që godasin me ngjyra

“The Stamp” apo “Vulë” ka qenë tema e edicionit të dhjetë të “MuralFestit” në Ferizaj, e që ka kumtime të shumëfishta. Në radhë të parë, përthekon dekadën e kësaj ngjarjeje që muret e zakonshme e zymtësinë, kaherë e ka transformuar nëpërmjet ngjyrave. “Kemi dashur të tregojmë vulën që e kemi lënë në qytetin e Ferizajt”, ka thëne drejtoresha e festivalit, Elza Beluli. Ia kanë dalë të bëjnë këtë. Nëntë artistë e grupe, si ai “Artivistët”, i kanë lënë qytetit nëntë murale si testament i këtij edicioni.

Është festivali “MuralFest” ai i cili i ka dhënë Ferizajt epitetin e qytetit të muraleve. E ka ngjyrosur tash e një dekadë. Pos që pjesët e zymta me beton i ka hijeshuar, ka përçuar përplot mesazhe emancipimi për shoqërinë. E ka bërë edhe sivjet në edicionin jubilar në temën “The Stamp” (Vulë).

Të hënën, në ditën e shtatë të festivalit të muraleve, duket se gjithçka është drejt finalizimit. Në këtë fazë kanë qenë muralet, disa të përfunduara e disa janë inauguruar po këtë ditë. Ndërkohë që për dhjetë ditë të plota, procesi i punës së artit publik ka mundur të shihet prej afër e të takohen artistët vendorë e të huaj. Janë mbajtur diskutime, koncerte, ekspozitë e koloni artistike.

Mundesh me e lexu edhe...

Cili është sekreti natyral për lëkurë të re dhe nyje të shëndetshme?

Dy shtëpiza të festivalit kanë qenë një lloj udhëpërshkrimi në artin e muraleve. Shumë pranë ka qenë duke u punuar vepra e Zane Prater nga Koloradoja. Në njërin ballë të objektit të Komunës së Ferizajt qëndron një shpend gjigand me ngjyra të ndezura.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Gjersa puna e artistit ka vijuar aty, një tjetër është përuruar. Në objektin e shkollës së bujqësisë “Zenel Hajdini” ka zënë vend vepra që shfaq një copë peizazhi të natyrës. Përplot ngjyra, në formë mozaiku, pjesa qendrore shfaq fundin e një dege peme brenda një rrethi ku sfondi jashtë saj ngjan se ilustron gjethe të thara. Aty janë ngjyrat e natyrës. Lulet janë simbole.

Autori i muralit, artisti italian Fabio Petani, ka përdorur një teknikë të veçantë për punimin e veprës.

“Është përzierje midis ‘pixel art’ dhe me korniza të frymëzuara nga Alphonse Mucha duke krijuar forma të ndryshme me stil ‘art nouveau’. Është gjeneratë krejt tjetër dhe ua shfaqim nxënësve revolucionin e artit dhe atë se si është e mundur të rritemi së bashku. Është gjithashtu mesazh pozitiv për të ardhmen e qytetit sepse revolucioni i artit po ndodh dhe nëse njerëzit fillojnë më të, aty do të përfundojnë”, ka shpjeguar ai.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Pjesa e murit që i është dhënë për të punuar, siç ka thënë, ka qenë e përmasave shumë më të vogla nga ato në të cilat zakonisht punon.

“Kam kaluar rreth pesë ditë duke punuar. Është një mur i vogël për mua sepse zakonisht punoj në mure më të mëdha. Por ishte kënaqësi sepse të gjithë njerëzit që kalonin këndej ndaleshin dhe pyesnin për kuptimin e muralit. Qëllimi im është t’i bëj njerëzit të mendojnë”, ka thënë ai.

Hera e para e tij në qytet e edhe në Kosovë ka rezultuar me njohjen e punës së artistëve vendorë e me aktivitetin e “MuralFest” të cilin ka thënë se e çmon.

“Nuk dija asgjë për Kosovën dhe për projektin e ‘MuralFest’ këtu, por kur arrita, kisha mundësinë të shihja shumë murale të punuara nga artistë të mëdhenj evropianë. U thashë organizatorëve se është e pabesueshme se sa i madh është projekti i tyre dhe për rëndësinë e artit në një qytet si Ferizaj”, ka thënë artisti Petani më tej.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në programin e edicionit të dhjetë të festivalit janë përfshirë edhe artistët Conse, Case Maclaim, Taxis, Zabou, En si dhe grupi i artistëve të festivalit e që kaherë organizatorët i njohin si Artivistë. Gjithashtu për të dytën herë në historinë e festivalit, artistja Lebibe Topalli –  e cila që nga ky edicion e ka lëshuar pozitën e drejtoreshës së “MuralFest” – ka qenë pjesë e programit.

Murali i saj ka zënë vend në objektin e Qendrës së Kompetencës në Ferizaj. Topalli njihet për aktivizmin e saj në vepra për barazi gjinore. Bukuria e veprës e tërheqja e vëmendjes me larminë e ngjyrave, janë të padiskutueshme. Aty është një lloj siluete e gruas që qëndron midis modernes e tradicionalitetit.

“Kryesisht veprat e mia përçojnë mesazhe për të drejtat e barazinë gjinore. Edhe këtë vit është ky mesazh”, ka thënë Topalli shkurt për masazhin e veprës së saj, të cilin e vlerëson të fuqishëm.

“Kam prezantuar me një vepër artistike timen në stilin tim nga cikli i veprave të fundit ‘Nën hijen e traditës’. Është një pikturë-mural që gjendet në shkollën e mesme në Qendrën e Kompetencave në Ferizaj. Ka shumë ngjyra, por në të njëjtën kohë edhe një mesazh goxha të fuqishëm brenda kësaj vepre artistike”, ka thënë ajo.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

E për festivalin të cilin deri tash e ka drejtuar e tani është pjesë e organizimit, ka thënë se i ka dhënë Ferizajt emrin e qytetit të muraleve.

“’MuralFest’ i ka dhënë emër qytetit tonë si qytet i muraleve, gjë që jemi krenarë dhe kemi qenë nga fillimi, nga edicioni i parë. Këtë vit jam shumë e lumtur që kemi një drejtoreshë të re siç është Elza, por që po mundem të kontribuoj si artiste, së bashku me të tjerë artistë, për t’i dhënë ngjyra qytetit. Për herë të parë jam në ‘line-up’ me artistë ndërkombëtarë”, ka thënë më tej Topalli, profesoreshë e artit.

“MuralFest” ka nisur më 16 shtator. Drejtoresha e re e festivalit, Elza Beluli ka thënë se ky ka qenë edicion i veçantë për të. Është shprehur se tema e sivjetme ka qenë si një lloj sinonimi i muraleve si vulë e qytetit.

“Çdo vit e kemi nga një temë të caktuar, këtë vit ka qenë ‘Stamp’. Kemi dashur të tregojmë vulën që e kemi lënë në qytetin e Ferizajt, gjithashtu ka pasur artistë ndërkombëtarë që kanë marrë pjesë përgjatë këtij edicioni. Janë në lokacione të ndryshme, në pika të ndryshme të sheshit të qytetit por edhe në disa objekte shkollore e në objekte banesore. Besoj se ka qenë një edicion i mrekullueshëm. Ka qenë edhe vit jubilar”, ka thënë Beluli.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Nëntë artistë e grupe, si ai “Artivistët”, i kanë lënë qytetit nëntë murale si testament i këtij edicioni. Por ka pasur edhe aktivitete të tjera krahas programit qendror.

“Përpos muraleve, e që është programi kryesor, kemi pasur panele të ndryshme, tri panele të muzikës, artit vizual dhe të teatrit dhe filmit. Kanë qenë panele pak më ndryshe nga çfarë kemi pasur vitin e kaluar dhe janë pritur shumë mirë prej qytetarëve dhe pjesëmarrësve, kemi pasur edhe ekspozitë e koloni artistike e cila është bërë në bashkëpunim me Shkollën e Artit në Ferizaj”, ka thënë Beluli.

I lansuar si projekt artistik në vitin 2016 dhe i zhvilluar në një organizatë joqeveritare, “Mural Fest Kosova” promovon kulturën artistike në vend dhe përdorimin e arteve si formë të fjalës në avokimin e drejtësisë sociale.

E themeluar nga artistet Lebibe Topalli, Pranvera Sylejmani dhe Antigona Heta, objektivi specifik i “MuralFest” që nga zanafilla e tij ka qenë mbështetja dhe fuqizimi i grave, përkatësisht artisteve në vend.

Në edicionin e kaluar, festivali u mbajt prej 31 maj e deri më 7 qershor nën temën “Her spotlight” (Shkëlqimi i saj) në edicionin të cilin ia dedikoi gruas./KOHA/Katror.info

TAGGED:edicioni i riFerizajlajmemuralfesttop4

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm 15 shërbime të reja mjekësore në Poliklinikën Specialistike të Podujevës
Artikulli i ardhshëm Ambasadori francez: Kushtetuta dhe dialogu, çelësi i së ardhmes së Kosovës

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

“Goca e Kaçanikut” çoi artin e Operës së Kosovës në Shkup

LajmeLajme të mira

Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së sipas rregullave të reja të azilit

3 Shikime
Lajme

India po shënon një revolucion të energjisë së pastër më shpejt se Kina

3 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?