Katror Media është përzgjedhur si anëtare e Barabar Grassroots Network (BGN), një rrjet i ri i lansuar sot nga Barabar Center në bashkëpunim me Bashkimin Evropian në Kosovë, në kuadër të The BIG Project, i financuar nga BE-ja, shkruan Katror.info.
Ky rrjet synon të fuqizojë organizatat dhe individët e përfshirë në fushën e kulturës dhe artit, duke promovuar multikulturalizmin dhe pjesëmarrjen demokratike përmes iniciativave lokale kulturore. Sipas postimit të BE-së në Prishtinë, sot u lansua zyrtarisht rrjeti me pjesëmarrjen e 25 organizatave dhe individëve, të cilët do të kontribuojnë në formësimin e politikave kulturore gjithëpërfshirëse në vend.
Anëtarët e BGN-së do të kenë mundësinë të fitojnë aftësi të reja, të jetësuar ide, të testojnë inovacione, të angazhojnë komunitetet dhe të ndërtojnë lidhje për ndikim të përbashkët. Katror Media, e njohur për kontributin e saj në sektorin kulturor, pritet të japë një rol të rëndësishëm në këtë rrjet, duke kontribuar në zhvillimin e projekteve të reja kulturore në Kosovë.
Bashkimi Evropian në Kosovë shprehu krenarinë për këtë iniciativë dhe theksoi pritshmërinë për ndryshimin pozitiv që rrjeti “Barabar” do të sjellë për komunitetet lokale./Katror.info