Më 4 tetor do të bëhet hapja solemne e edicionit të XXIV të festivalit “Kosova Kamerfest 2025”, me violinisten shqiptare Klodiana Skenderi.
Artistja Klodiana Skenderi para publikut artdashës do të prezantohet me violonçelistin Jerome Lefranc dhe pianisten Vessela Pelovska me “Romantisme d’Est en Ouest” (Rachmaninov, V.Beqiri, Smetana,Chausson).
“Violinistja Shqiptare KLODIANA SKENDERI e cila jeton e vepron ne Paris, rikthehet ne Prishtine pas 44 vitesh. Paraqitja skenike dhe performanca e saj si 9 vjeçe me vitet 80-ta në Kosovë për të gjithë ata që kishin fatin të përjetojnë koncertet e saja ishte SENZACION DHE KRENARI. Ajo me aq mjeshtri, virtuozitet lehtësi e muzikalitet e luante Mendelssohn Koncertin me orkestër por edhe Koncertin recital violinë e piano në sallën e Radio Prishtinës. Këtë herë Klodiana vjen me 2 kolegët e saj Francez, Jerome Lefranc dhe pianisten me prejardhje Bullgare Vessela Pelovska. Përpos Kryeveprave të literaturës për Piano Trio (Rachmaninov a,Smetan dhe Chausson, premierë Botërore vjen vepra e Kompozitorit tonë Kosovar Valton Beqiri FOLK SUITE për piano trio (Jugu-Arbëreshe-Veriu-Kosova)”, thuhet në njoftim.
Hapja e edicionit të XXIV të “Kosova Kamerfest 2025” do të bëhet më 4 tetor, në ora 20:00, në sallën e Amfiteatrit të Bibliotekës Qendrore në UP./ KultPlus/Katror.info