Me ftesë të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), në kryeqytet po qëndron një delegacion nga Arabia Saudite, i udhëhequr nga kryetari i Odës Ekonomike të këtij vendi.
Gjatë vizitës, në ambientet e OEK po zhvillohen takime B2B mes bizneseve nga Kosova dhe Arabia Saudite, me qëllim krijimin e partneriteteve strategjike dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik.
Në shenjë mirënjohjeje, kryetari i OEK, Lulzim Rafuna, i dhuroi një simbolikë kryetarit të Odës Saudite, duke forcuar edhe më tej lidhjet mes dy institucioneve.
Kjo vizitë synon të hapë mundësi të reja për investime dhe të forcojë bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Arabisë Saudite./Katror.info