Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Komunitetit Politik Evropian (EPC) që po mbahet në Kopenhagë, ku në tryezën e diskutimeve mbi sigurinë ka theksuar rëndësinë e Ballkanit Perëndimor për stabilitetin evropian, shkruan Katror.info.
Osmani u shpreh se siguria e Evropës nuk mund të shihet e ndarë nga ajo e rajonit tonë, duke bërë thirrje që vëmendja evropiane të fokusohet më shumë në Ballkanin Perëndimor. Ajo paralajmëroi se taktikat destabilizuese të Serbisë mbeten një rrezik serioz, ndaj investimi në parandalimin e tyre është hap i domosdoshëm për të siguruar paqe dhe stabilitet afatgjatë në kontinent.
“Evropa duhet të përqendrojë vëmendjen e saj në këtë rajon, si një faktor kyç për ndërtimin e sigurisë së qëndrueshme,” theksoi Presidentja Osmani./Katror.info