Taylor Swift ka publikuar albumin e saj shumë të pritur të 12-të në studio, “The Life Of A Showgirl”. Ky album me 12 këngë, i cili pritet të kryesojë listat e hiteve në mbarë botën, u publikua të premten në mëngjes.
Vetëm disa orë pas publikimit, albumi i artistes amerikane u bë menjëherë temë diskutimi, me shumë fansa dhe kritikë që komentuan tekstet e tij, transmeton telegrafi.
Albumi është prodhuar nga bashkëpunëtorët e saj të gjatë, Max Martin dhe Shellback, dy producentë suedezë që kanë punuar me Swift në disa nga hitet më të mëdha të saj.
Të premten do të shfaqet gjithashtu në kinema filmi dokumentar i albumit, “The Official Release Party Of A Showgirl”, që përfshin premierën botërore të videoklipit të këngës “The Fate Of Ophelia”, si dhe pamje prapa skenave dhe video me tekst nga albumi.
Filmi, do të shfaqet në kinema në mbarë botën, përfshirë edhe Kosovën. /Katror.info