NP “Termokos” SH.A. njofton se për shkak të përkeqësimit të motit, janë përfunduar përgatitjet për fillimin e furnizimit me ngrohje për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për të mbuluar nevojat e klinikave të këtij institucioni.
Aktualisht po kryhen testimet përfundimtare të rrjetit dhe të gjithë sistemit të ngrohjes, ndërsa në rast se kushtet klimatike mbeten të njëjta, furnizimi i jashtëzakonshëm me ngrohje do të nisë në ditët e ardhshme për të gjithë konsumatorët.
NP “Termokos” po ndjek me kujdes situatën meteorologjike dhe, në koordinim të ngushtë me KEK-un, ndodhet në gatishmëri të plotë për të garantuar furnizim të sigurt dhe të vazhdueshëm.
Ky hap vjen si pjesë e masave për të siguruar kushte të qëndrueshme dhe komode për pacientët dhe stafin mjekësor të QKUK-së./Katror.info