Mesfushori shqiptar Granit Xhaka mund të bëhet lojtari i parë që nga Chris Waddle në vitin 1997 që asiston në katër ndeshje radhazi për Sunderland.
Xhaka e ka rizbuluar formën e tij më të mirë që nga kthimi në Angli, ish-lojtari i Arsenalit është vendosur menjëherë si kapiten dhe tashmë është në mesin e futbollistëve të nominuar për çmimin e më të mirit të muajit.
Mesfushori shqiptar do të jetë titullar i padiskutueshëm në ndeshjen ndaj Manchester United, përballje kjo që zhvillohet nesër, me fillim nga ora 16:00, transmeton albinfo.ch.
Ai kaloi këtë verë nga Leverkusen në Sunderland, duke u emëruar menjëherë kapiten.
“Macet e Zeza” janë rikthyer në Premierligë, por kanë treguar formë të mirë, duke u gjendur në vendin e pestë me 11 pikë pas pesë javësh. /Katror.info