Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka rikthyer vëmendjen e publikut me një seri fotografish të reja nga paraqitja e saj në Javën e Modës në Paris.
35-vjeçarja u shfaq me një fustan elegant të zi, i cili theksonte linjat e trupit dhe i jepte një hijeshi glamuroze para publikut ndërkombëtar. Flokët bionde të prerë shkurt i shtuan paraqitjes një stil modern dhe të sofistikuar, duke shënuar një ndryshim të dukshëm nga daljet e saj të mëparshme.
Ndjekësit e Ritës në rrjetet sociale kanë vërshuar me komente pozitive, duke e komplimentuar për elegancën dhe guximin në stil.
Eventi ku ajo mori pjesë u organizua nga dizajneri i njohur Tom Ford, një nga emrat më të rëndësishëm të botës së modës, në kuadër të Javës së Modës në Paris – një ndër ngjarjet më prestigjioze të industrisë.
Me këtë paraqitje, Rita Ora jo vetëm që konfirmon statusin e saj si ikonë stili, por gjithashtu forcon edhe më shumë praninë e saj në skenën ndërkombëtare, duke ndërthurur muzikën dhe modën në mënyrë të përsosur./KultPlus/Katror.info