katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    12 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    12 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    12 months ago
    Postimet e fundit
    Hëna e plotë e tetorit është superhëna e parë e vitit – ja kur mund ta shihni
    13 hours ago
    Begaj: Bashkëpunimi rajonal, instrumenti kryesor i integrimit të rajonit në BE
    14 hours ago
    Ankandi i radhës i letrave me vlerë mbahet më 13 tetor 
    15 hours ago
    “Tetori Rozë” vazhdon fushata kundër kancerit të gjirit
    15 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Furrat e para diellore në botë për riciklimin e çelikut hapen në Zvicër
    1 day ago
    Nga masa për efiçiencë të energjisë, përfitojnë 200 familje në nevojë
    1 day ago
    Kivi shqiptar bëhet eksporti i ri i artë, fermerët e Elbasanit e shesin para se të vjelin
    2 days ago
    Në Hereç të Gjakovës vilet aronia, prodhim mjaft i kërkuar vitet e fundit
    2 days ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    “All I Want for Christmas is You” thyen prapë rekord botëror
    20 hours ago
    Kthimi pas gjysmë shekulli me harmoninë midis lindjes e perëndimit në “Kamerfest”
    22 hours ago
    Doja Cat do të fillojë turneun në shkurt të vitit 2026
    2 days ago
    “Peaky Blinders” kthehet me dy sezone të reja
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI dhe AMD nënshkruajnë marrëveshje historike
    7 hours ago
    OpenAI kap vlerën 500 miliardë dollarë
    4 days ago
    “Minus World” – Gabimi që shpërtheu imagjinatën e lojtarëve të Super Mario Bros
    1 week ago
    Microsoft prezanton qendrën më të fuqishme të të dhënave për AI
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    5 ushqimet më të shëndetshme të vjeshtës
    22 hours ago
    Kungulli i artë i vjeshtës, ja pse duhet ta konsumoni!
    3 days ago
    Portokalli si frut dhe veçoritë e tij
    6 days ago
    Shqipëria 9 milionë vizitorë të huaj deri në gusht
    1 week ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Parkimet e gjelbra në Japoni, si po kthehen hapësirat e makinave në kopshte lundruese!
    16 hours ago
    “Journée Mondiale”: Zbuloni mrekullitë e Parkut Arkeologjik të Butrintit
    2 days ago
    125 vjet nga nisja e parë e trenit të varur në Wuppertal
    4 days ago
    Butrinti, “sekreti më i madh” arkeologjik i Mesdheut
    2 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Kthimi pas gjysmë shekulli me harmoninë midis lindjes e perëndimit në “Kamerfest”
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Kthimi pas gjysmë shekulli me harmoninë midis lindjes e perëndimit në “Kamerfest”

Last updated: 06/10/2025 8:19 AM
16 Shikime
Shpërndaje
Foto: Koha.net

Rikthimet e artistëve bartin gjithmonë emocion të veçantë. Bartës i tillë ka qenë edhe rikthimi në skenën e Kosovës i violinistes shqiptare Klodiana Skenderi, e cila pas pjesëmarrjes me Orkestrën e RTSH-së në Suharekë më 1979 si nëntëvjeçare, rikthehet për herë të parë me një koncert në Kosovë pas 46 vjetësh. Koncerti në të cilin ka performuar ajo bashkë me dy instrumentistë të tjerë e ka hapur edicionin e 24-t të festivalit ndërkombëtar të muzikës kamertale “Kosova Kamerfest”. Të shtunën, në amfiteatrin e Bibliotekës Universitare të Kosovës kanë jehuar tingujt e harkorëve kombinuar me piano.

Sallës së amfiteatrit i janë rikthyer ngjyrat e kryeveprave të repertorit botëror. Në koncertin e titulluar “Romantizmi nga lindja në perëndim” janë takuar në harmoni veprat e Rachmaninoffit e të Smetanas nga lindja me ato të Chaussonit nga perëndimi. Me frymën e këtyre të fundit janë identifikuar edhe dy nga katër kohët e veprës “Folk Suite” nga kompozitori Valton Beqiri, të cilat në këtë koncert erdhën si premierë botërore, teksa në sallën e ftohtë janë dalluar shumë posterë të festivalit, si një prej ngjarjeve më me traditë në skenën vendore.

Festivali për herë të parë është përkrahur edhe nga Ministria e Kulturës e Kosovës me anë të një projekti të ri, të cilin drejtoresha artistike e festivalit, Sihana Badivuku, e ka çmuar si shtytje e mirë për ta si organizatorë, por edhe si urë lidhëse mes artistëve botërorë dhe vendorë.

Mundesh me e lexu edhe…

“Për herë të parë ky edicion i festivalit është mbështetur nga Ministria e Kulturës si pjesë e një projekti të ri që titullohet ‘Platforma edukative koncertale ArsKosova’ që për tri vite rresht synon t’i promovojë vlerat e mirëfillta të artistëve botërorë dhe vendorë”, ka thënë ajo në fjalimin hapës të festivalit, para se të fillojë performanca.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Krahas violinistes Klodiana Skenderi, në skenë kanë performuar edhe Jérôme Lefranc me violonçel dhe Vessela Pelovska me piano. Treshja e titulluar “Trio Klôrola” nga Franca janë të gjithë edhe anëtarë në Orkestrën e Operës së Parisit. Skenderi, e cila që në moshën pesëvjeçare ka filluar të performojë me violinë, më 1983 ka shkuar të studiojë në Konservatorin e Parisit. Në Shqipëri shpesh ka interpretuar në koncerte të mëdha vepra nga repertori botëror. Më 1990 është kthyer sërish në Francë dhe ka punuar si koncert-mjeshtre me Orkestrën e Pikardisë, para se t’i bashkohej Orkestrës së Operës së Parist më 1991. Lefranc është një violonçelist francez, i njohur për pjesëmarrje në orkestra festivalesh me renome botërore. Ndërkaq, Pelovska është një pianiste me prejardhje bullgare, fituese e dhjetë konkurseve ndërkombëtare në Evropë dhe Japoni.

Programi ka nisur me veprën “Trio elegjike nr. 1 në Sol minor” nga kompozitori rus Sergei Rachmaninoff, për të kaluar në anën tjetër të botës – te vepra e kompozitorit francez Ernest Chausson, “Trio për piano op. 3 në Sol minor”, duke i interpretuar kohët e veprës në katër tempo të interpretimit muzikor, siç edhe është struktura e veprës në origjinal: “Jo shumë ngadalë – gjallërisht”, “Shpejt”, “Ngadalë”, si dhe “Gjallërisht”.

Pjesa e dytë ka nisur me interpretimin e veprës së kompozitorit kosovar Valton Beqiri. Vepra “Folk Suite” është dhënë premierë botërore në këtë koncert hapës të festivalit dhe nga katër kohë sa ka gjithsej vepra, janë interpretuar me piano, violinë e violonçel dy prej tyre: “Borëza” me motive arbëreshe, si dhe “Mëngjesit” me motive ulqinake. Pas tyre, artistët kanë vazhduar performancën me interpretimin e veprës “Trio për piano op. 15 në Sol minor” nga kompozitori çek Bedrich Smetana në strukturën “moderato assai – allegro ma non agitato – presto”.

Për Klodiana Skenderin, rikthimi në Kosovë është shumë personal. Ka rikujtuar kohën kur ka qenë shumë e vogël duke marrë pjesë me Orkestrën e RTSH-së në një koncert në Kosovë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Kisha kohë që kisha shumë dëshirë të kthehesha në Prishtinë, duke parë edhe vazhdimin se si Prishtina është zhvilluar dhe kisha shumë interes, sepse kam kujtime jashtë mase të bukura në Prishtinë nga një moshë kur fëmija mban shumë në mend dhe shpresoj të rikthehem sërish me qëllime të bashkëpunimit. Fola pak me kolegët për të kaluarën time dhe mendoj që në këtë projekt, për ta njohur edhe ata terrenin nga vijmë, është shumë e rëndësishme nga vijmë, kështu që ardhja në Kosovë për mua është shumë personale, ka historinë e vet, kam të kaluarën time këtu dhe kam një ndjesi të veçantë për vendin”, ka thënë ajo.

Interpretimin e veprave të Valton Beqirit e ka quajtur “shumë interesant”, duke shpresuar edhe për bashkëpunime të tjera me të.

“Është shumë interesante, më pëlqyen jashtë mase, i luajta me dëshirë dhe me qejf, me shumë kënaqësi, sepse i ndiej, kështu që shpresoj që të kem bashkëpunime të tjera me Valton Beqirin në një spektër me formacione që do të luajmë ne”, ka shtuar violinistja Skenderi.

Për herë të parë në Kosovë vjen violonçelisti Jérôme Lefranc, i cili e ka çmuar interpretimin e veprave të kompozitorit Beqiri. Sipas tij, është shumë interesante që një muzikant të luajë vepra të një kompozitori që edhe mund ta takojë e të flasë me të.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Është hera ime e parë në Kosovë, andaj jam shumë i lumtur të jem këtu, të gjithë ishin shumë të ngrohtë dhe mikpritja ishte shumë e mirë dhe kam kënaqësinë të performoj këtu. Kisha nderin të luaj vepra të një kompozitori vendor, sepse është shumë interesante për një muzikant të luajë vepra nga kompozitorë botërorë, mirëpo akoma më interesante të një kompozitori që mund ta takosh e të punosh me të”, ka thënë ai.

Me gjithë të ftohtët në amfiteatrin e Bibliotekës Universitare, publiku nuk ka hezituar të vijë e ta dëgjojë me vëmendje performancën. Drejtoresha artistike e festivalit, violinistja Sihana Badivuku ka thënë se repertori ka kryevepra të literaturës për piano trio kamertale.

“Përkundër kushteve që i kemi me sallën e ftohtë e ky mot na befasoi, mirëpo salla ishte mirë e mbushur dhe atmosfera ishte shumë impozante, duke falënderuar protagonistët kryesorë nga Franca. Kishim kryevepra të literaturës për piano trio kamertale dhe mendoj që vepra e Ernest Chausson më duket se është premierë këtu në Kosovë dhe kemi pasur premierën botërore të veprës së Valton Beqirit me ‘Folk Suite’, e cila përmban katër kohë, por këtë herë janë performuar vetëm dy kohë”, ka thënë ajo për KOHËN pas përfundimit të koncertit.

“Laramani të pasur” e ka quajtur konceptin e mbrëmjes me kombinimin e veprave nga kompozitorë të lindjes dhe perëndimit. Sipas saj, në skenën vendore është një risi koncepti dhe niveli profesional e artistik i performuesve.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Ky koncert është titulluar ‘Romanticizmi nga lindja në perëndim’, që do të thotë se i kanë përfshirë vetë, ka qenë ideja e artistëve mysafirë t’i përfshijnë këta kompozitorë, që janë edhe nga lindja siç është Rachmaninoff dhe Smetana, ashtu edhe nga perëndimi me Ernest Chausson, por edhe vepra premierë botërore e Valtonit. Mendoj se ky kombinim ishte një laramani e pasur sa i përket konceptit të kësaj mbrëmjeje, sa i përket konceptit të kësaj mbrëmjeje, sa i përket nivelit profesionist e artistik, performanca e tyre është me të vërtetë një nivel shumë i lartë e i rafinuar kamertal dhe mendoj që për ne është një risi”, ka shtuar Badivuku.

Valton Beqiri ka treguar se ndihet i nderuar që i është dhënë mundësia të kompozojë për këtë hapje. Ka rikujtuar kohën kur si i ri e ka parë performancën e Klodiana Skenderit dhe i është dukur diçka shumë interesante. “Ikonë e muzikës” është sipas tij violinistja që për shumë muzikantë të rinj në atë kohë ka qenë edhe frymëzim.

“Është një ndjenjë e veçantë se në kohën kur ka qenë Klodiana në koncerte në Kosovë në koncerte, rreth dyzet e sa vite më herët, unë kam qenë 12-vjeçar, kur ajo ka qenë një talente, një ikonë, një simbol i muzikës dhe një motiv për shumë muzicientë në atë kohë. Po ashtu, ka qenë një nder që në kuadër të koncertit të rikthimit të saj në Kosovë, të jem pjesëmarrës si autor i veprës, posaçërisht si premierë në hapjen e Kosova Kamerfestit. Sa i përket veprës, jam i kënaqur meqë vepra në vete përmban disa këngë të trevave të ndryshme shqiptare. Natyrisht, për mua është kënaqësi që të kem mundësi të shkruaj për formacione të këtilla”, ka thënë kompozitori Beqiri për KOHËN.

Rikthimi i violinistes në Kosovë pas gati gjysmë shekulli nuk ka qenë thjesht një koncert, por një ngjarje e mbushur me kujtesë, emocion dhe vizion artistik. Nëpërmjet harmonisë së veprave klasike dhe premierës së veprës “Folk Suite” nga Valton Beqiri, publiku ka përjetuar një mbrëmje që ka tejkaluar kufijtë kohorë dhe gjeografikë. “Kosova Kamerfest” ka dëshmuar edhe një herë rëndësinë e vazhdimësisë kulturore dhe fuqinë e artit për të lidhur breza, vende dhe përvoja./Koha.net

TAGGED:KamerFestKlodiana SkenderiKosovamuzike klasikepeopleSuhareke

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Hendbollistet e Istogut kalojnë në raundin e tretë të Kupës Evropiane
Artikulli i ardhshëm Zbulohen 85 liqene nën akullin e Antarktidës

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

“All I Want for Christmas is You” thyen prapë rekord botëror

16 Shikime
People

Doja Cat do të fillojë turneun në shkurt të vitit 2026

18 Shikime
People

“Peaky Blinders” kthehet me dy sezone të reja

24 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?