Në Kosovë sot do të mbizotërojë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Gjatë ditës do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 4 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8 deri në 11 gradë Celsius.
Nga e enjtja pritet stabilizim gradual i kushteve meteorologjike, me intervale me diell dhe rritje të lehtë të vlerave termike, si në temperaturat minimale ashtu edhe ato maksimale./Katror.info