katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
    4 hours ago
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
    4 hours ago
    Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako
    4 hours ago
    Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbashkët digjitale
    11 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë
    13 hours ago
    Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut
    13 hours ago
    Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare
    13 hours ago
    Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”
    14 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    4 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    4 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    10 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    14 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Banka Botërore: Ekonomia e Kosovës ruan ritmin e rritjes
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Banka Botërore: Ekonomia e Kosovës ruan ritmin e rritjes

Last updated: 08/10/2025 8:20 AM
94 Shikime
Shpërndaje
Foto: Banka Boterore
  1. katror.info>
  2. Lajme të mira>
  3. Banka Botërore: Ekonomia e Kosovës ruan ritmin e rritjes

Raporti i Bankës Botërore për rajonin e Ballkanit ka paraqitur të dhëna edhe për ekonominë e Kosovës. Në raport thuhet se në vitin 2025 presionet nga inflacioni janë rikthyer, të nxitura nga çmimet më të larta të energjisë dhe ushqimeve, duke ulur kështu të ardhurat reale të disponueshme.

Raporti i Bankës Botërore, thekson se ekonomia e Kosovës ka dëshmuar një nivel të konsiderueshëm qëndrueshmërie, pavarësisht sfidave të shtuara si në skenën e brendshme ashtu edhe në atë ndërkombëtare.

Në një periudhë kur shumë ekonomi të rajonit ballafaqohen me tronditje të shumta, Kosova ka arritur të ruajë një ritëm të rritjes ekonomike pranë 4 për qind në afat të mesëm, duke mbështetur reduktimin gradual të varfërisë dhe konsolidimin e stabilitetit makroekonomik.

Mundesh me e lexu edhe...

Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako

“Pas një rritjeje prej 4.4 për qind në vitin 2024, aktiviteti ekonomik është ngadalësuar lehtësisht në fillim të vitit 2025, me një rritje prej 3.6 për qind në tremujorin e parë, për shkak të dobësimit të kërkesës së jashtme dhe uljes së konsumit të familjeve. Megjithatë, konsumi privat mbetet shtytësi kryesor i rritjes, i ndihmuar nga rritja e pagës minimale dhe rritja reale e pagave, e cila në vitin 2024 arriti në mbi 10 për qind”, thuhet ne rasport.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në të njëjtën kohë, rikthimi i presioneve inflacioniste në vitin 2025 të nxitura nga çmimet më të larta të energjisë, ushqimeve dhe shërbimeve bazë ,ka filluar të gërryejë të ardhurat reale të disponueshme të familjeve, duke krijuar presion mbi fuqinë blerëse. Inflacioni i përgjithshëm arriti në 4.3 për qind në korrik 2025, ndërsa inflacioni bazë mesatar u ngjit në 1.5 për qind për periudhën janar-korrik.

Nga ana tjetër, sipas raportit, investimet private dhe publike kanë shënuar një rritje të ndjeshme në fillim të vitit, me formimin bruto të kapitalit që u rrit me mbi 13 për qind, duke nxitur aktivitet në ndërtim dhe prodhim.

“Sektori financiar gjithashtu ka pasur një zgjerim, falë rritjes së kërkesës për kredi dhe shërbime bankare. Megjithatë, flukset hyrëse të investimeve të huaja direkte (IHD) dhe remitancave kanë qenë më modeste sesa pritej, duke e lënë rritjen e lartë të importit pa mbështetje të mjaftueshme në anën e jashtme. Si rezultat, deficiti i llogarisë korrente është zgjeruar”, theksohet ne raport.

Në aspektin fiskal, qeveria ka ruajtur një qëndrim të kujdesshëm, me të ardhura tatimore të qëndrueshme që kanë mbështetur një politikë fiskale të disiplinuar. Rreziqet në sektorin fiskal dhe atë financiar mbeten të ulëta, duke ofruar një bazë të qëndrueshme për menaxhimin makroekonomik.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Raporti thekson se parashikimet për afatin e mesëm mbeten relativisht pozitive, me rritje ekonomike që pritet të ruhet në nivelin 3.8 – 4 për qind, e mjaftueshme për të mbështetur një reduktim të mëtejshëm të varfërisë dhe përmirësimin e standardit të jetesës. Megjithatë, sfidat afatgjata janë ende të pranishme.

Një ndër kërcënimet më të menjëhershme vjen nga pasiguria politike: vonesat e gjata në formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve të fundit po rrisin pasiguritë në treg dhe mund të ndikojnë negativisht në vendimet investuese, si të brendshme ashtu edhe të huaja. Mungesa e një qeverie funksionale ngadalëson procesin e reformave strukturore, të domosdoshme për të përmirësuar klimën e biznesit, për të fuqizuar kapitalin njerëzor dhe për të rritur konkurrueshmërinë e ekonomisë.

Perspektiva: Nevoja për reforma dhe përdorim më të mirë të kapitalit njerëzor

Ekonomia e Kosovës vazhdon të përballet me pengesa strukturore siç janë: shkalla e ulët e diversifikimit ekonomik, pjesëmarrja e kufizuar e grave në tregun e punës, emigrimi i vazhdueshëm i të rinjve, dhe një sektor privat ende i përqendruar në ndërmarrje mikro dhe të vogla me kapacitet të kufizuar rritjeje.

Në këtë kontekst, zbatimi i reformave të thella për fuqizimin e kapitalit njerëzor, mbështetja për ndërmarrjet inovative dhe përmirësimi i infrastrukturës dhe shërbimeve publike janë jetike për të siguruar një rritje ekonomike më të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe afatgjatë, thekson raporti. /Katror.info

TAGGED:banka boteroreekonomiKosovaLajme te miraraportTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Shaqiri: Jam si vera, bëhem më i mirë me kalimin e moshës
Artikulli i ardhshëm Danimarka ndalon disa rrjete sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Nis takimi për seancën konstituive

27 Shikime
Lajme

Kosova fiton për herë të parë në Kampionatin Mesdhetar për hendbolliste U16

7 Shikime
Lajme të mira

FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë

3 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?