Pas një interesi të jashtëzakonshëm nga fansat, këngëtari i njohur Alban Skënderaj ka njoftuar se koncertit të tij madhështor “MOTIV” në Prishtinë do t’i shtohet edhe nata e katërt.
Biletat për natën shtesë do të dalin në shitje sot në orën 18:00, përmes platformës VIVERE.AL.
Artisti ka shpjeguar se vendimi erdhi pas numrit të lartë të mesazheve dhe kërkesave që ka marrë nga publiku:
“Sinqerisht isha i sigurt se nata e tretë do të ishte e fundit, por ju nuk reshtni kurrë së më befasuari! Ju jam përgjithmonë mirënjohës!”, ka shkruar Skënderaj.
Koncertet “MOTIV” kanë ngjallur entuziazëm të madh në mesin e adhuruesve të muzikës shqiptare, duke e kthyer këtë seri performancash në një nga ngjarjet muzikore më të përfolura të këtij viti. /Katror.info