Mbi gjashtëdhjetë këngëtare femra në botë kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm në karrierën e tyre muzikore: secila prej tyre ka të paktën një këngë me mbi një miliard dëgjime në platformën më të madhe muzikore, Spotify.
Por vetëm rreth gjysma e tyre kanë mundur ta tejkalojnë këtë shifër me më shumë se një këngë, duke hyrë kështu në një listë ekskluzive të superyllave të muzikës botërore.
Në fillim të vitit 2023, Taylor Swift nuk kishte asnjë këngë që kishte arritur këtë prag ndërsa sot ajo renditet ndër artistet me më shumë këngë mbi një miliard dëgjime, duke dëshmuar rritjen e jashtëzakonshme të ndikimit të saj global, shkruan InMusicBlog.
Në anën tjetër, Karol G dhe Shakira mbajnë rekordin si gratë latine me më shumë këngë që kanë kaluar një miliard dëgjime, duke e përforcuar dominimin latin në skenën botërore.
Nga bota e K-Pop-it, vetëm LISA dhe JENNIE nga grupi BLACKPINK kanë arritur këtë sukses si artiste solo, me këngët “MONEY” dhe “Popular”.
Ndërkohë, shqiptarët përfaqësohen denjësisht në këtë listë me Dua Lipën dhe Bebe Rexhën.
Dua Lipa ka arritur një rekord të jashtëzakonshëm me 12 këngë që kanë kaluar 1 miliard dëgjime, ndërsa Bebe Rexha numëron 4 këngë në këtë klub prestigjioz.
Deri më sot, vetëm pesë këngëtare në botë kanë më shumë se 10 këngë që kanë kaluar këtë shifër. Suksesi më i fundit në këtë kategori është ai i Doja Cat, me këngën “You Right”, e cila u bë kënga e saj e tetë që kalon një miliard dëgjime.
Këngëtaret me më shumë se një këngë mbi 1 miliard dëgjime në Spotify përfshijnë:
Taylor Swift, Dua Lipa, Ariana Grande, Rihanna, Billie Eilish, Doja Cat, Shakira, Karol G, Bebe Rexha, Sia, Selena Gomez, Lady Gaga, Katy Perry, LISA, JENNIE dhe të tjera që vazhdojnë ta shkruajnë historinë e muzikës moderne./Kultplus/Katror.info