Studimet tregojnë se macet mund të reflektojnë personalitetin e pronarëve më shumë sesa mendojmë. Kërkimi i botuar në revistën Plos One zbulon se sjellja e maceve shpesh përputhet me pesë tiparet kryesore të personalitetit të njeriut.
Personat më të dashur dhe të kujdesshëm priren të kenë mace më të qeta dhe miqësore, ndërsa ata me prirje më neurotike raportojnë mace më të frikësuara ose në ankth, përcjell TP.
Sipas ekspertëve, kjo lidhet me mënyrën e kujdesit: një ambient i ngrohtë dhe i strukturuar i bën macet të ndihen të sigurta, ndërsa kujdesi i paqëndrueshëm rrit stresin e tyre. Edhe pse çdo mace ka personalitetin e vet, zakonet tona mund të ndikojnë në mënyrë të heshtur në humorin e tyre. /Katror.info