Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar qytetarët se tashmë mund të verifikojnë qendrën e tyre të votimit për zgjedhjet lokale.
Verifikimi bëhet përmes platformës zyrtare të KQZ-së, në linkun: 👉 https://qv.kqz-ks.org/sq/PollingCenter/ActualPollingCenter
KQZ ka ftuar të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të kontrollojnë paraprakisht të dhënat e tyre për t’u siguruar se dinë saktësisht ku duhet të votojnë ditën e zgjedhjeve.
Ky proces, sipas KQZ-së, ndihmon në mbarëvajtjen e ditës së votimit dhe shmangien e paqartësive në qendrat e votimit./Katror.info