E përditësuar:
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përditësuar të dhënat më të reja mbi procesin e votimit që po zhvillohet sot në gjithë territorin e Kosovës për zgjedhjet lokale në 38 komuna.
Sipas të dhënave të publikuara në platformën online të KQZ-së, deri në orën 13:00 kanë votuar 326 mijë e 240 qytetarë, që përbën 16.11% të votuesve në nivel Republike.
Numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote, sipas KQZ-së, është 2,025,105 votues.
Procesi i votimit po zhvillohet në mënyrë të rregullt në të gjitha komunat, ndërsa KQZ pritet të publikojë gjatë ditës përditësime të reja mbi pjesëmarrjen dhe ecurinë e përgjithshme të zgjedhjeve./Katror.info