Boksieri shqiptar, Jurgen Uldedaj është shpallur kampion bote, duke rrëmbyer titullin IBO (Organizata Ndërkombëtare e Boksit) në peshën Cruiserweight.
Ai triumfoi pas 12 raundesh, duke mundur me pikë kamerunasin, Rolly Lambert Fogoum.
Dueli u zhvillua në “O2 Arena”, Londër, Angli.
Një ngjarje historike për sportin shqiptar, pasi boksieri, i cili stërvitet në Angli dhe Gjermani, garon nën flamurin kuq e zi.
I lindur në Shqipëri dhe i formuar si boksier fillimisht në vendlindje, më pas në Gjermani dhe Angli, Jurgeni ka ndërtuar hap pas hapi një karrierë të suksesshme që e ka ngritur në mesin e boksierëve më të mirë të botës.
Uldedaj ka arritur 21 fitore në karrierën e tij. 12 i ka arritur me KO.
Uldedaj ka mbajtur tituj të rëndësishëm si WBO Youth, WBC Youth, IBF International, WBA Inter-Continental dhe IBO Mediterranean./AP/Katror.info













