Google ka prezantuar një veçori të re për Gemini Canvas, hapësirën interaktive falas brenda aplikacionit të chatbot-it, e cila synon të ndihmojë përdoruesit në krijimin e prezantimeve.
Tashmë, Gemini mund të gjenerojë slajde vetëm nga përshkrimi juaj, ndërsa përdoruesit gjithashtu mund të ngarkojnë dokumente, spreadsheet-e apo punime kërkimore nëse dëshirojnë që prezantimi të bazohet në një burim specifik.
Nëse burimi nuk është i rëndësishëm, përdoruesit mund të shkruajnë një komandë të thjeshtë, si për shembull: “Përdor çdo burim për të krijuar një prezantim mbi [tema e specifikuar]”.

Në rast se burimi ka rëndësi, atëherë mund të ngarkosh fillimisht dokumentin dhe më pas t’i kërkojnë Gemini-t krijimin e prezantimit.
Përdoruesit mund të modifikojnë, përmirësojnë ose të punojnë në bashkëpunim me kolegët mbi të njëjtin dokument.
Funksioni është tani i qasshëm për llogaritë personale dhe Workspace.
Canvas u publikua në mars si një mjet ku përdoruesit mund të ndajnë shkrimet ose kodin e tyre me Gemini për redaktim.
Nëse përdoruesit ngarkojnë kod ose prompt-e për projekte si aplikacione ose faqe interneti Canvas mund t’u ofrojë një paraqitje vizuale të dizajnit të tyre. /AP/Katror.info













