Të rinjtë dhe të reja që kanë qenë pa kujdes prindëror dhe që kanë jetuar në forma alternative të kujdesit derisa kanë qenë fëmijë, si dhe të moshuarit që kanë mbetur pa përkujdesje familjare, do të përfitojnë pas hartimit të draft-Udhëzimit Administrativ për jetesën e pavarur me mbikëqyrje dhe për aftësimin për jetë dhe punë të pavarur.
Punëtoria për hartimin e akteve nënligjore, që derivojnë nga Ligji për Shërbime Sociale dhe Familjare, ka vazhduar sot, ku Vlora Limani-Hajnuni nga Ministria e Drejtësisë, theksoi se ky akt nënligjor sjell një politikë të re, e cila nuk ka ekzistuar në legjislacionin e kaluar, por që është e domosdoshme për mbështetjen sociale të grupeve të synuara.
“Nga ky shërbim do të përfitojnë të rinjtë dhe të rejat që kanë qenë pa kujdes prindëror dhe që kanë jetuar në forma alternative të kujdesit deri sa kanë qenë fëmijë, si dhe të moshuarit që kanë mbetur pa përkujdesje familjare. Punëtoria po realizohet me mbështetjen e SOS Fshatrat e Fëmijëve të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë. /RTK/Katror.info









