Kampionen e Kosovës në basketboll, Trepçën, e pret tjetër ndeshje e vështirë në FIBA Europe Cup.
Të mërkurën nga ora 18:30 në palestrën “Minatori”, përballen Trepça dhe skuadra e madhe greke, PAOK.
Në Greqi, PAOK-u mposhti skuadrën mitrovicase me rezultatin 85:74. Por ndeshja ishte e hapur deri në fund.
Trepça më pas humbi në shtëpi nga Braunschweigu me rezultat 84:70 dhe nga Anwili me rezultat 97:87.
Te skuadra mitrovicase presin edhe përkrahjen e shikuesve për të rritur gjasat për sukses ndaj PAOK-ut.
Skuadra greke ka dy fitore e një humbje deri më tani./Koha.net/Katror.info











