Rita Ora ka publikuar një paralajmërim të veçantë për bashkëpunimin e saj më të ri me Yll Limanin. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka konfirmuar se po sjell një version të ri të këngës “All Natural”, që këtë herë do të jetë një përzierje mes shqipes dhe anglishtes.
Ky bashkëpunim u bë i ditur pasi dy artistët shkëmbyen disa mesazhe miqësore në rrjete sociale. Yll Limani e komplimentoi Ritën për këngën origjinale me fjalët:
Rita!! E adhuroj ‘All Natural’.
Rita iu përgjigj me mirënjohje:
“Ah legjendë, faleminderit!! Do të thotë shumë, sidomos kur vjen nga një shqiptar tjetër.”
Dje, këngëtarja ndau me publikun një njoftim në të dy gjuhët, duke konfirmuar datën e publikimit:
All Natural. Rita Ora. Yll Limani. Out This Friday
All Natural. Rita Ora. Yll Limani. Këtë t’Premte!
Megjithëse Rita Ora ka folur edhe më parë shqip në intervista dhe video dedikuar shqiptarëve, kjo është hera e parë që ajo përdor gjuhën shqipe në një paralajmërim zyrtar muzikor. Kënga, që pritet të publikohet brenda pak ditësh, vjen si një bashkim mes dy emrave që përfaqësojnë brezin e ri të muzikës shqiptare me ndikim ndërkombëtar./AP/Katror.info
















