Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar për disa ndryshime të lehta në situatën meteorologjike për ditët në vijim.
Sipas institutit, ndryshimet në fushat barike dhe termike kanë ndikuar që e enjtja dhe e premtja të paraqiten me kushte paksa të ndryshme nga parashikimi fillestar.
Sot pritet mot kryesisht i vranët, me intervale të shkurtra me diell në disa rajone të vendit. Lokalisht parashihen riga të dobëta shiu. Temperatuurat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 °C dhe 4 °C, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë nga 10 °C deri në 13 °C. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindje-veriperëndim.
Kurse të premten, pritet mot me vranësira të dendura gjatë gjithë ditës, të cilat pritet të sjellin reshje shiu me intensitet të ndryshueshëm. Temperatuurat minimale do të jenë ndërmjet 2 °C dhe 5 °C, ndërsa maksimalet ditore pritet të sillen ndërmjet 8 °C dhe 11 °C. Do të fryjë erë e lehtë, lokalisht mesatare deri e fortë, nga drejtimi verilindor./Katror.info











