Më 9 nëntor, qytetarët e 18 komunave të Kosovës do të dalin në balotazh për të zgjedhur kryetarët e tyre. Komunat që shkojnë në raundin e dytë janë Gjakova, Gjilani, Dragashi, Kaçaniku, Klina, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Obiliqi, Rahoveci, Peja, Prishtina, Prizreni, Suhareka, Vitia, Vushtrria, Juniku, Mamusha dhe Kllokoti.
Sipas rezultateve preliminare, në Prishtinë përballen Përparim Rama i LDK-së dhe Hajrullah Çeku i LVV-së, ndërsa në Prizren Shaqir Totaj i PDK-së do të garojë me Artan Abrashin e LVV-së. Në Pejë, Gazmend Muhaxheri i LDK-së do të përballet me Taulant Kelmendin e LVV-së, ndërsa në Junik përballja është mes Ruzhdi Shehut të LDK-së dhe Agron Kuçit të AAK-së. Në Dragash, kandidati i LDK-së Bexhet Xheladini do të përballet me Shaban Shabanin e PDK-së, ndërsa në Gjakovë Ardian Gjini i AAK-së do të përballet me Ardian Golën e LVV-së. Në Kaçanik Sabedin Vishi i PDK-së do të garojë me Jeton Rakën e LVV-së, kurse në Fushë Kosovë Valon Prebreza i LVV-së përballet me Besnik Osmanin e LDK-së.
Në Mitrovicën e Jugut, Arian Tahiri i PDK-së do të garojë me Faton Pecin e LVV-së, ndërsa në Rahovec Smajl Latifi i AAK-së do të përballet me Ali Dulën e LVV-së. Në Suharekë, Bali Muharremaj i AAK-së do të garojë me Ardian Shalën e LDK-së, ndërsa në Gjilan Alban Hyseni i LVV-së do të përballet me Arbër Ismajlin e LDK-së. Në Viti Sokol Haliti i LDK-së do të përballet me Arsim Ademin e LVV-së, ndërsa në Vushtrri Ferit Idrizi i PDK-së do të garojë me Sylejman Mehollin e LVV-së. Në Obiliq Xhafer Gashi i LDK-së përballet me Halil Thaçin e LVV-së, ndërsa në Klinë Zenun Elezaj i AAK-së do të përballet me Sokol Bashotën e PDK-së. Në Kllokot Bozhidar Dejanoviq nga Lista Serbe do të garojë me Sreqko Spasiqin nga Uniteti Kombëtar Serb, ndërsa në Mamusha Abdulhadi Krasniç i KDTP-së do të përballet me Fikret Morinën nga Mamusha Halk Hareketi.
Raundi i dytë i zgjedhjeve pritet të vendosë drejtuesit e rinj të komunave dhe të ndikojë në balancën e pushtetit lokal në Kosovë./Katror.info











