katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    NATO: Ballkani Perëndimor mbetet lart në agjendën e Aleancës
    1 hour ago
    Rita Ora vjen në Ohër më 1 gusht 2026
    1 hour ago
    “Arrethyësi” vjen në Prishtinë me balet madhështor në akull
    1 hour ago
    AMC organizon tryezë të rrumbullakët mbi menaxhimin e IST-ve
    2 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    Nga 170 në 300 euro, rritet subvencioni mujor për punësimin e të rinjve në Kosovë
    1 hour ago
    Nis takimi trilateral Shqipëri–Kroaci–Kosovë për thellimin e bashkëpunimit ushtarak
    1 hour ago
    “Arrethyësi” vjen në Prishtinë me balet madhështor në akull
    1 hour ago
    Aeroporti i Prishtinës i pari në rajon dhe i shtati në Evropë për rritjen e pasagjerëve
    2 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    5 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    5 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    21 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    1 day ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: BE-ja planifikon takim të nivelit të lartë në dialog “sapo të krijohen kushtet”
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

BE-ja planifikon takim të nivelit të lartë në dialog “sapo të krijohen kushtet”

Last updated: 07/11/2025 8:17 AM
64 Shikime
Shpërndaje
Foto: EO
  1. katror.info>
  2. Lajme>
  3. BE-ja planifikon takim të nivelit të lartë në dialog “sapo të krijohen kushtet”

Zbatim të plotë të marrëveshjeve të dialogut të Brukselit ka kërkuar Bashkimi Evropian nga Kosova dhe Serbia. Pas takimit që i dërguari i BE-së për dialogun, Peter Sorensen, ka zhvilluar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Brukseli zyrtar ka paralajmëruar se do të ketë ftesë për takim të nivelit të lartë, por që për këtë është në pritje të kohës së përshtatshme

Bashkimi Evropian (BE) është në pritje të krijimit të kushteve të përshtatshme për ta ftuar një takim të nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, ka bërë të ditur të enjten një zëdhënës i bllokut evropian.

Të pyetur nga KOHA lidhur me takimin që i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Peter Sorensen, e ka pasur me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Brukselin zyrtar kanë thënë se gjatë këtij takimi është kërkuar zbatim i plotë i të gjitha marrëveshjeve të dala nga dialogu.

Mundesh me e lexu edhe...

Nis takimi trilateral Shqipëri–Kroaci–Kosovë për thellimin e bashkëpunimit ushtarak

“Sorenseni bëri thirrje për zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve të dialogut dhe përsëriti pritshmërinë e Bashkimit Evropian për angazhim konstruktiv nga të dyja palët – Kosova dhe Serbia – në procesin e normalizimit të marrëdhënieve të tyre. Përfaqësuesja e Lartë, Kaja Kallas, do të thërrasë një takim të nivelit të lartë të dialogut, sapo të krijohen kushtet e përshtatshme për këtë”, ka thënë zëdhënësi i BE-së.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Më herët gjatë vitit, Kallasi pati thënë se për takimin në kuadër të dialogut është duke u pritur derisa Kosova ta formojë qeverinë e re, për të “parë se si të vazhdojmë tutje”.

Pas takimit me Sorensenin, Vuçiqi ka thënë se diplomatit danez ia ka shprehur interesimin për të bërë hapa konkretë në zbatimin e marrëveshjeve dhe se ai ka gatishmëri për kompromise.

Por kjo gatishmëri e shprehur nga Vuçiqi është kontestuar në Qeverinë në detyrë të Kosovës.

Në Ekzekutiv kanë thënë të mërkurën se është Serbia ajo që për vite me radhë e ka bllokuar zbatimin e marrëveshjeve, përfshirë edhe ato me urgjencë humanitare – si atë për personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Krahas refuzimit për të nënshkruar Marrëveshjen Bazë dhe Aneksin e Ohrit, Serbia i pati dërguar edhe letër Bashkimit Evropian, me të cilën e ka shprehur qëndrimin kundër zbatimit të disa pikave, të cilat lidhen me njohjen e Kosovës dhe me anëtarësimin e saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) apo në mekanizma të tjerë të saj.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për herë të fundit janë takuar në Bruksel në shtator të vitit 2023, pak ditë para sulmit të grupit të armatosur serb ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit. Një takim midis tyre u pati aranzhuar të mbahej në qershorin e 2024-tës, porse ai është kushtëzuar nga Kurti me dorëzimin e organizatorit të sulmit në Banjskë, Milan Radoiçiq.

Që atëherë, takimet e udhëheqësve të Kosovës dhe të Serbisë në kuadër të dialogut janë zhvilluar ndaras me zyrtarët e lartë të BE-së. E takime bilaterale dhe trilaterale janë zhvilluar mes kryenegociatorëve, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

Kosova dhe Serbia dialogojnë nën ndërmjetësimin e BE-së që nga viti 2011. Gjatë mandatit gati pesëvjeçar të të dërguarit të mëhershëm të BE-së, Mirosllav Lajçak, në fillim të 2023-tës Kosova e Serbia arritën Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve. Marrëveshja, e cila nuk është nënshkruar, është ligjërisht e detyrueshme për palët, kanë thënë në BE teksa i kanë akuzuar Kosovën e Serbinë për mosnisjen e zbatimit të paktit.

Në të kaluarën, liderë të Kosovës, nisur nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri aktualisht në detyrë, Albin Kurti, e kanë kritikuar Lajçakun për qasje të pabalancuar në dialog dhe për rreshtim me raste kah Serbia. Pasuesi i tij, Peter Sorensen nga Danimarka, e ka nisur zyrtarisht punën më 1 shkurt.

Emërimi i tij në detyrën e emisarit është parë si pozitiv, duke qenë se 57-vjeçari e njeh rajonin. Si diplomat prej shumë vitesh, ai ka qenë i angazhuar në Kosovë, në kuadër të Misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UNMIK), si dhe në role tjera, në Serbi, Maqedoni të Veriut dhe Bosnjë-Hercegovinë. Një tjetër argument që është përmendur si pozitiv nga zyrtarët në Prishtinë është se ai është nga Danimarka, vend që njeh shtetësinë e Kosovës, dhe se do të ketë qasje të barabartë në dialog./Koha.net/Katror.info

TAGGED:BedialogKosovakushtelajmenivel i larteSerbiatakim

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Projekti revolucionar i Finlandës: Forcimi i imunitetit të fëmijëve përmes natyrës
Artikulli i ardhshëm Rikthehet në jetë ish-konvikti studentor në Ferizaj

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

NATO: Ballkani Perëndimor mbetet lart në agjendën e Aleancës

5 Shikime
Lajme

Rita Ora vjen në Ohër më 1 gusht 2026

6 Shikime
LajmeLajme të mira

“Arrethyësi” vjen në Prishtinë me balet madhështor në akull

10 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?