Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje të kohëpaskohshme shiu.
Sipas parashikimeve, reshjet do të jenë më të theksuara gjatë orëve të para të mëngjesit dhe do të vazhdojnë deri në mesditë, ndërsa në disa zona mund të shoqërohen edhe me vetëtima dhe bubullima.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 dhe 6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 10 deri në 13 gradë Celsius./Katror.info











