katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Dalja në votime deri në orën 13 – mbi 13 për qind
    3 hours ago
    KQZ: Procesi po zhvillohet normalisht dhe pa incidente
    3 hours ago
    Abdixhiku pret zgjedhje parlamentare në dhjetor
    3 hours ago
    Osmani: Qytetarët sot vendosin për një të ardhme më të mirë
    3 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Filmi kosovar “Hana” me premierë botërore në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Goa, Indi
    18 hours ago
    Venera Berisha Muharremi ndër tre ligjëruesit kryesorë në konferencën botërore për Diabet e Endokrinologji në Dubai
    2 days ago
    “Odiseja e Gëzimit” shfaqet në IFFI Goa International Film Festival
    2 days ago
    Fëmijët e Kosovës angazhohen për ajër më të pastër në takimin me AMMK-në
    2 days ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Dritat që ndriçojnë nga Kosova në botë – Rita Ora dhe fuqia e zërit që kapërcen kufijtë
    5 hours ago
    Arsi Bako fituese e edicionit të tretë të Festivalit të Këngës
    9 hours ago
    Filmi kosovar “Hana” me premierë botërore në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Goa, Indi
    18 hours ago
    Çmimet Grammy: Pretendentët dhe surprizat e nominimeve të këtij viti
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjigantët e teknologjisë po investojnë miliarda në garën për dominimin e AI
    5 days ago
    OpenAI gati të hapë epokën e re të muzikës inteligjente
    2 weeks ago
    SHBA-ja dhe Kina arrijnë “marrëveshjen finale” për shitjen e TikTok-ut
    2 weeks ago
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Cili qumësht alternativ është më i shëndetshëm?
    4 days ago
    Pse duhet të konsumoni një mango në ditë?
    3 days ago
    Zbuloni përfitimet shëndetësore të pluhurit të kakaos!
    5 days ago
    Pse çokollata po shtrenjtohet?
    6 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Icehotel – hoteli i parë prej akulli dhe bore
    17 hours ago
    Kopenhaga, qyteti që e bëri jazzin pjesë të identitetit të saj
    6 days ago
    Ferma e Vermontit e pushtuar nga Golden Retrievers
    2 days ago
    Pse fotografimi i Kullës Eiffel natën shkel ligjin e të drejtës së autorit!
    2 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Dritat që ndriçojnë nga Kosova në botë – Rita Ora dhe fuqia e zërit që kapërcen kufijtë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Dritat që ndriçojnë nga Kosova në botë – Rita Ora dhe fuqia e zërit që kapërcen kufijtë

Last updated: 09/11/2025 10:58 AM
49 Shikime
Shpërndaje
Rita Ora

Kur në vitet 1980 Madonna shpërtheu në muzikën pop dhe filloi të ripërcaktonte ngjarjet në showbiz, flitej se po lindte një fenomen i ri që vendoste standarde të reja të suksesit në muzikën moderne, dhe ndikimi i saj shtrihej përtej muzikës. Shumë shpejt u kuptua se Madonna ishte mbesa e emigrantëve italianë dhe francezë, me emrin e plotë Madonna Veronica Louise Ciccone, dhe kjo e bënte suksesin e saj edhe më pikant, gjë që vërehej në temperamentin e saj italian gjatë performancave.

Gloria Estefan është një këngëtare tjetër e njohur, e cila, së bashku me familjen e saj, iku nga Kuba drejt Shteteve të Bashkuara në vitin 1959, kur ishte vetëm dy vjeç, pas ardhjes në pushtet të Fidel Kastros. Familja e saj u vendos në Miami. Më vonë, Gloria u bë një këngëtare me famë botërore, si me grupin Miami Sound Machine, ashtu edhe si artiste solo. Përvoja e saj si refugjate është një pjesë e rëndësishme e historisë së saj personale dhe ka ndikuar thellësisht në jetën dhe aktivizmin e saj.

Ngjashëm me të Cher (Cheryl Sarkisian), e cila është bija e një emigranti armen, bartte në vetvete elementin ekzotik të Azisë Qendrore, që e bënte të veçantë për publikun. Në albumin e saj “Believe”, ajo ka përfshirë këngën “Strong Enough”, me motive folklorike armene. Për më tepër, Cher ka qenë një zë i rëndësishëm për armenët anembanë botës.

Mundesh me e lexu edhe…

Shembujt e këtyre tre divave muzikore tregojnë se sa universale është muzika pop/rock. Të gjithë kanë mundësi të barabarta në të: pa këtë zhanër, talenti i tyre do të mbetej i kufizuar brenda një hapësire shumë të ngushtë. Muzika pop u jep atyre mundësinë t’ia dhurojnë botës talentin dhe punën e tyre, duke përcjellë njëkohësisht kulturat, mesazhet dhe aspiratat e vendeve të prejardhjes.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në 15 vitet e fundit, në skenën botërore të muzikës kanë shpërthyer, pothuajse papritmas, yje nga trevat shqiptare — Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Ishte përtej imagjinatës se si ndodhi ky sukses kaq mbresëlënës dhe njëkohësisht me talente kaq të mëdha, që vinin nga një popull i vogël, kryesisht i izoluar dhe i penguar për dekada në trojet e veta.

Rita Ora, Dua Lipa, Ava Max, Bebe Rexha, dhe shumë të tjera janë yje të cilat vetëm dy dekada më parë do të ishte e paimagjinueshme të ndodhnin.

Ato pushtuan botën me talentin dhe punën e tyre, duke promovuar jo vetëm të kaluarën e vendeve të tyre, por edhe të ardhmen që paralajmëronin, duke i thënë botës muzikore: “Ne jemi tani këtu dhe jemi pjesë e rëndësishme e jotja.”

Me talentin e tyre ato promovuan artin, humanizmin dhe dhanë shembullin se edhe nga popujt e vegjël mund të lindin yje të mëdha.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kur Rita Ora u shfaq në skenën muzikore botërore, shumë pak njerëz e dinin saktësisht kush ishte dhe nga buronte gjithë ai talent dhe ajo energji. Thuhet se, në nënvetëdijen e artistëve, kreativiteti lind nga vuajtja, trishtimi, dëshpërimi ose gëzimi. Në jetën e Ritës ishin të pranishme të gjitha këto. Familja e saj iku nga Kosova në vitin 1991. Ajo mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar si refugjate, vetëm njëvjeçare, dhe më vonë ndoqi shkollën e artit skenik “Sylvia Young Theatre School”.

Krahas kësaj, ajo punonte në barin e babait të saj ku edhe performonte si e re. Koha që kaloi duke punuar në barin e të atit, së bashku me familjen dhe duke këmbyer ndonjëherë përvoja, e ndihmoi të fitonte eksperiencën që më vonë do ta shfrytëzonte për të pasur sukses në industrinë e muzikës.

Në vitin 2008, ajo bëri audicion për Eurovision për të qenë përfaqësuese britanike në Festivalin e Këngës në Eurovision 2009 dhe u kualifikua, por më vonë u tërhoq, pasi mendonte se “ajo sfidë nuk ishte për të”. Në të vërtetë, ishte këshilla e menaxheres së saj, Sarah Stennett, që performanca në Eurovision do të pengonte, në vend që të ndihmonte, shanset e saj për t’ia dalë mbanë si artiste solo.

Vokali i fuqishëm i Orës e solli atë në vëmendjen e shtëpisë diskografike Roc Nation të Jay-Z, me të cilin ajo nënshkroi kontratë në vitin 2009, duke u shfaqur në videoklipe si për Jay-Z ashtu edhe për Drake. Megjithatë, do të duheshin edhe disa vite të tjera para se ajo të arrinte sukses të vërtetë duke punuar me artistë të ndryshëm britanikë. Së pari, Rita ofroi vokalin kryesor në “Hot Right Now” të DJ Fresh, i cili kryesoi listat e Mbretërisë së Bashkuar në vitin 2012, i ndjekur shpejt nga kënga e saj debutuese “RIP”, e prodhuar nga ekipi i krijimit të hiteve Chase & Status, dhe “How We Do (Party)”, të dyja të cilat gjithashtu arritën vendin e parë në listën e Mbretërisë së Bashkuar.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Albumi i parë i saj u publikua më 27 gusht 2012 dhe debutoi në krye të UK Albums Chart. Ora u nominua për çmimet “Artistja e Re më e Mirë”, “Push Artist” dhe “Paraqitja më e Mirë në Mbretërinë e Bashkuar/Irlandën” në MTV Europe Music Awards 2012. Kënga “Shine Ya Light”, e publikuar më 4 nëntor, u bë single-i i katërt radhazi i Orës që hynte në dhjetëshen e parë britanike gjatë vitit 2012, duke arritur vendin e dhjetë. “Shine Ya Light” ka një mesazh motivues për të qenë vetvetja të kombinuar me ndikime urbane, dubstep dhe reggae, ajo i inkurajon dëgjuesit të “shkëlqejnë dritën e tyre” dhe “t’i vënë flakën botës”, kudo që të jenë, ndërsa videoklipi i këngës është një homazh për atdheun e saj, Kosovën – tashmë shtet i pavarur – dhe është xhiruar në Prishtinë.  

Kosova më parë nuk kishte përjetuar një ngjarje të tillë kulturore, ylli botëror i muzikës pop-rock, në një nivel fame me Rihanna-n, Beyoncé-n ose Lady Gaga-n, realizon videoklipin në Prishtinën që po bëhet gjithnjë e më gjallë pas rraskapitjeve të luftës. Një seri pamjesh prapa skenave nga faza të ndryshme të xhirimeve të videoklipit u publikua në platformën e YouTube më 2 nëntor 2012.

Regjisor ishte britaniku Emil Nava. Veshjet që ajo mbante në video përfshinin dizajne nga stilistët francezë të modës, Christian Louboutin dhe Jean Paul Gaultier. Video hapet me një pamje të errët të Orës, e veshur me një kostum të artë dhe një kapelë bejsbolli. Më pas paraqitet një pamje nga afër e këngëtares me një shami mbi gojë në stilin e flamurit të Kosovës. Gjatë skenës së fundit, ajo performon mbi monumentin “Newborn”, duke vallëzuar valle tradicionale shqiptare, e rrethuar nga një numër i madh njerëzish. Duke folur për vendndodhjen e videos dhe duke pasur parasysh trashëgiminë e saj si shqiptare nga Kosova, Ora deklaroi:

“Nuk mund t’ju shpjegoj se çfarë do të thotë kjo; ky është i vetmi vend ku doja të xhiroja videon time.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Gjatë një interviste për revistën Rap-Up, ajo shpjegoi më tej:

“Jam krenare që e vendos Kosovën në hartë. Ne jemi një vend shumë patriotik, kështu që përpiqemi gjithmonë të na përmendin kudo që të mundemi, sepse është një vend kaq i mrekullueshëm.”

Eric Diep nga Complex, kompani për media dhe argëtim, e komplimentoi videoklipin për “përmbajtjen e një mesazhi motivues, të cilin Rita arriti ta përcjellë”. Për Pure Charts, kritiku muzikor Julien Goncalves shkroi se “Rita dërgon një mesazh shprese. Prandaj është logjike që ajo na çon në Prishtinë, në Kosovë, qytetin e saj të lindjes”.

Courtney E. Smith për CBS News theksoi modën e përgjithshme të këngëtares dhe shtoi se “[është] pothuajse një yll aq i madh sa edhe Kosova”, duke aluduar se tani edhe Rita, edhe Kosova janë yje botërore.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Më 28 nëntor 2012, Rita performoi si e ftuar speciale në koncertin e mbajtur në Tiranë, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Edhe për Shqipërinë koncerti i Ritës ishte i veçantë pasi që deri atëherë shumë pak performues me famë të tillë e kishin vizituar Tiranën dhe në njëfarë mënyre Rita e futi edhe Shqipërinë në hartën botërore të muzikës.

Rita Ora ne Tiranë, 2022

Më 18 shtator 2018, Rita zbuloi titullin e albumit të saj të dytë, Phoenix, dhe datën e publikimit të tij, 23 nëntor. Më 21 shtator, ajo publikoi këngën e katërt të albumit, “Let You Love Me”. Kënga arriti në vendin e katërt në Mbretërinë e Bashkuar, duke shënuar këngën e 13-të të Orës që hyn në dhjetëshen e parë, duke thyer kështu një rekord 30-vjeçar për më shumë këngë në dhjetëshen e parë nga një artiste solo britanike, rekord që më parë mbahej nga Shirley Bassey dhe Petula Clark.  

Më 27 janar 2023, ajo publikoi këngën “You Only Love Me” si këngën kryesore nga albumi i saj i tretë në studio, You & I. Më 19 prill 2023, ajo publikoi këngën “Praising You” në bashkëpunim me Fatboy Slim dhe njoftoi se albumi do të publikohej më 14 korrik. You & I debutoi në vendin e gjashtë në Mbretërinë e Bashkuar. Rita Ora ka 4 hite numër 1 në Mbretërinë e Bashkuar, 13 hite Top 10 dhe 22 hite top 40 duke e bërë atë një nga artistet britanike më të suksesshme në listën e këngëve më të mira në Mbretërinë e Bashkuar. Ndërsa ka një album numër 1, dy albume Top10 dhe tre albume Top 40.

E ftuar nga presidenti Barack Obama dhe familja e tij, Rita Ora performoi në Muzeun Kombëtar në Uashington, D.C., më 14 dhjetor. Ajo dhe The American Family Choir (Kori i Familjes Amerikane) performuan këngën “How We Do”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Më 17 shkurt 2018, për të festuar 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, ajo performoi në Sheshin Skënderbej në Prishtinë, përpara një turme të vlerësuar prej rreth 300,000 njerëzish. Kjo ishte dhurata më e denjë që kishte marrë Kosova deri atëherë për përvjetorët e saj.

Rita Ora, edhe këto ditë, e futi sërish Kosovën në hartën muzikore botërore. Së fundmi, më 7 nëntor, kësaj radhe me hitin e saj “All Natural”. Kënga, e publikuar fillimisht në shtatorin e kaluar, tani vjen në një version të ri, si duet me këngëtarin kosovar Ylli Limani. Me këtë hap, Rita vazhdon të promovojë lidhjen e saj me kulturën kosovare, ndërsa për Ylli Limanin ky është një rast i mirë për një promovim më të gjerë. Versionit origjinal i është shtuar një pjesë në gjuhën shqipe, me interpretimin karakteristik të Ylli Limanit, çka i jep këngës një frymë më ekzotike.

Rita Ora i takon yjeve muzikorë që kanë talent edhe për aktrim. Në fakt, para se të niste karrierën e saj muzikore, Rita Ora ishte shfaqur në disa projekte filmike.

Në vitin 2004, kur ishte vetëm 13 vjeçe, ajo interpretoi personazhin Rosanna në filmin Spivs dhe u shfaq gjithashtu në një episod të serialit televiziv The Brief si Jaclyn Livermore, ku performanca e saj u vlerësua shumë. Madje, ajo pati edhe një rol të vogël në Harry Potter and the Prisoner of Azkaban — një fakt që shumë pak nga fansat e saj e dinë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ajo është paraqitur gjithsej në 12 filma, përfshirë Fast & Furious 6, dhe ka pasur role të rëndësishme në trilogjinë Fifty Shades of Grey, Fifty Shades Darker dhe Fifty Shades Freed. Ndër projektet e tjera ku ka marrë pjesë janë Wanderwall, Twist dhe Tin Soldier. Aktualisht, ajo është në proces xhirimi për tre filma të tjerë që pritet të publikohen gjatë vitit 2026.

Rita është gjithashtu fytyrë e njohur televizive, duke u shfaqur në programe si The Voice UK, The X Factor, MTV Music Awards dhe shumë të tjera.

Emri i saj është bërë i madh edhe në botën e modës dhe dizajnit. Në janar të vitit 2014, ajo bashkëpunoi me Adidas, për të cilët dizajnoi koleksionet e saj të veshjeve. Me markën italiane të modës Tezenis, ajo krijoi koleksione me stil minimalist. Në vitin 2018, Rita bashkë-dizajnoi një koleksion këpucësh me stilistin italian Giuseppe Zanotti. Pasi u shfaq si fytyra e markës Escada, ajo bashkë-dizajnoi një koleksion me ta në vitin 2019.

Në shtator të vitit 2023, kompania Primark, me seli në Dublin, njoftoi një bashkëpunim shumë sezonal në fushën e modës me Orën. Koleksioni i parë, i bashkë-dizajnuar nga ajo, përfshinte 169 pjesë të trikotazhit, xhinseve, rrobaqepësisë, si dhe këpucë e aksesorë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Rita Ora ka qenë gjithashtu fytyrë promovuese për disa nga markat më të njohura botërore si Samsung, Skullcandy, Material Girl (nga Madonna), Marks & Spencer, Donna Karan, Escada, dhe Coca-Cola, ndër të tjera. Rita Ora është nominuar në 77 çmime muzikore dhe mode duke fituar 25 prej tyre përfshirë çmimin Bambi, Brits Billion, MTV Video Music Avard, Latin American Music Avard, Global Avards, China Music Awards.

Krahas gjithë këtyre angazhimeve në botën e muzikës, filmit dhe modës Rita Ora ka gjetur kohë të angazhohet edhe në fushat tjera, dhe kjo është mahnitëse në personalitetin e saj.

Më 23 mars 2013, Rita performoi në Bal de la Rose du Rocher në Monte Karlo, në ndihmë të Fondacionit “Princess Grace”. Më 1 qershor 2013, ajo performoi në koncertin bamirës Chime for Change në stadiumin Twickenham në Londër, i cili mblodhi fonde dhe ndërgjegjësim për çështjet e vajzave dhe grave në mbarë botën. Më 2013 Rita ishte mbështetëse kryesore e projektit “Small Steps”, një organizatë humanitare që ndihmon fëmijët dhe familjet që mbijetojnë duke mbledhur mbeturina.

Më 15 nëntor 2014, Ora iu bashkua grupit bamirës Band Aid 30 për të realizuar një version të këngës “Do They Know It’s Christmas?”, me qëllim mbledhjen e fondeve për krizën e Ebolës në Afrikën Perëndimore të vitit 2014. Më 2015, Rita Ora u emërua Ambasadore Nderi e Kosovës nga presidentja e atëhershme, Atifete Jahjaga. Ky titull e njeh atë si përfaqësuese globale të Kosovës, një rol për të cilin ajo krenohet, pavarësisht se është një pozicion jopolitik dhe simbolik. Titulli iu dha zyrtarisht në një ceremoni në Ambasadën e Kosovës në Londër.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ajo u shoqërua nga prindërit e saj dhe ish-kryeministri britanik, Tony Blair. Rita Ora performoi në Vatikan në vitin 2016, gjatë ceremonisë së shenjtërimit të Nënë Terezës. Ajo u ftua të këndonte himnin “What Child is This?“ gjatë kremtimit për Papa Françeskun. Edhe pse performanca e saj u cilësua si e pazakontë për karrierën e saj, ajo ishte shumë domethënëse për shkak të trashëgimisë së përbashkët shqiptare me Nënë Terezën. Në prill 2019, ajo u bë një nga ambasadoret e UNICEF për Mbretërinë e Bashkuar.

Më 9 mars 2016, ajo mbajti një fjalim mbi imigracionin dhe krizën e refugjatëve sirianë në eventin We Day UK në Londër, të organizuar nga Free the Children. Në portalin e kësaj organizate aktivisti  Jesse Mintz paraqet storien e një refugjate nga Eritrea e cila thotë se kur e ka dëgjuar Rita Orën dhe fjalimin e saj i është ndryshuar jeta. Sabrine Higgi, ndodhej në audiencë dhe ndihej sikur ylli i popit, Rita Ora, po i fliste drejtpërdrejt asaj – sikur po i jepte zë gjërave të pathëna në zemrën e saj.

“Ajo u emocionua shumë, dhe kjo më tregoi atë që ndieja, por nuk e pranoja me vete,” reflekton Sabrine Higgi për We Day, e cila ishte 16 vjeçe kur fjalët e Ritës i ndryshuan jetën. Ndërsa Ora fliste për rreziqet nga të cilat familja e saj shpëtoi dhe për paragjykimet me të cilat u përballën në Mbretërinë e Bashkuar, ajo sfidoi audiencën që të bënte ndryshimin dhe të bënte pjesën e vet për të mirëpritur refugjatët. Për Sabrinen, kjo ishte një thirrje zgjimi. “Papritmas, një zë në kokën time tha: ‘Duhet të bësh diçka’.”

Sabrine njohu veten në historinë e Orës. Familja e saj gjithashtu u largua nga dhuna dhe konflikti, dhe ajo u rrit me historitë e një atdheu të largët. E etur për t’u përshtatur, Sabrine e mbajti historinë e familjes së saj për vete, deri në momentin kur WE Day solli Rita Orën në jetën e saj. “Askush nuk e dinte historinë time; asnjë nga miqtë e mi nuk e dinte sa shumë ndihesha apo gjërat që kanë kaluar prindërit e mi”, shpjegon ajo. Por vetëbesimi i Orës i dha asaj një vendosmëri të re për të ndryshuar perspektivën e njerëzve.

E motivuar nga “shpresa modeste për të ndryshuar mendjen e një personi”, historia e saj u bë e qartë në WE Day UK, kur ajo doli në qendër të vëmendjes — duke kanalizuar fuqinë e Orës — e cila njoftoi para një stadiumi plot me njerëz: “Jam këtu për të ndarë përvojën time si refugjate”, përfundon Jesse Mintz për WE.org.

Kjo është fitorja më e madhe e Rita Orës: të ndryshojë perceptimin e njerëzve pa shpresë dhe t’u japë guxim miliona vajzave për të bërë gjëra të mëdha dhe të drejta, edhe kur janë në disfavor përball sfidave. Rita Ora tani më është shembull frymëzues të një artisteje që nuk kufizohet në një fushë të vetme me karrierë shumëdimensionale që përfshin muzikën, filmin, modën dhe filantropinë, duke dëshmuar se suksesi arrihet përmes pasionit, punës së palodhur dhe dëshirës për të bërë ndryshim në botë, vlerat dhe ndikimi i saj kapërcejnë kufijtë gjeografikë dhe etnikë, duke e bërë atë një ikonë botërore./Katror.info

Përgatiti:

Mahir Elshani
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Beteja e Çanakalasë në këngë – nga melosi turk dhe irlandez te klasikja dhe Power Metal
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Suedia, superfuqia e fshehtë në botën muzikore
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Jack Kerouac, poezia, muzika dhe liria që ndryshuan Amerikën
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Amy Winehouse, ikona që riktheu njerëzoren në muzikë
TAGGED:AmbasadoreHow We DoKENGETAREKosovemuzikepeoplePoprita oraShine Ya LightSingertophome1UK

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Roli i gjyshërve: Falë tyre, fëmijët zhvillojnë 10 vlera të vlefshme për jetë
Artikulli i ardhshëm Rama: Këto zgjedhje e definojnë edhe të ardhmen e vendit

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Arsi Bako fituese e edicionit të tretë të Festivalit të Këngës

24 Shikime
Lajme të miraPeople

Filmi kosovar “Hana” me premierë botërore në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Goa, Indi

26 Shikime
People

Çmimet Grammy: Pretendentët dhe surprizat e nominimeve të këtij viti

30 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?